Kronikë
Top 24

Vrau kreun e njësisë Administrative në kafenenë e fshatit, gjykata e Vlorës lë në burg 43-vjeçarin (VIDEO)

12 Nëntor 2018, 13:38| Përditesimi: 12 Nëntor 2018, 13:50

  • Share

Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg”, për Admir Delaj, i arrestuar si autori i vrasjes së Fatmir Hodos, ngjarje kjo e ndodhur ditën e premte në fshatin Kote.

Në gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë, ka dalë Delaj, ndërkohë që seanca kryesohej nga gjyqtari Hektor Harizaj, ndërsa prokuror i çështjes ishte Maksim Sota. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, dhe mediat janë lejuar të qendrojnë vetëm gjatë minutave të para.

43-vjeçari Admir Delaj akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje”. Ai qëlloi me një armë gjahu administratorin e njësisë administrative Kote, të bashkisë Selenicë, pas një konflikti. Sipas njoftimit policor, viktima dhe autori ishin së bashku në tavolinën e një lokali duke konsumuar pije alkoolike, kur pasi 43 vjeçari ka qëlluar me çifte në drejtim të Hodos.

Admir Delaj sot në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë

Sipas burimeve të Report TvHoda është konfliktuar me Delajn për cështje pronësie. Pasi e qëlloi me armë gjahu në lokalin në qendër të fshatit, Fatmir Hodo ngeli i vdekur në vend. Ndërkohë që gjatë seancës që u zhvillua sot, Delaj nuk deklaroi asgjë, por vetëm shfaqi pendim për vrasjen e kryetarit të njësisë administrative Kote.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?