VLORË- Bledar Selmanaj, autori i arrestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhulian Bullari në Babicë të Vlorës rezulton person me probleme të shëndetit mendor. Burime për Report Tv nga policia bëjnë me dije se është zbuluar se Bledar Selmanaj ka një kartelë mjkësore, dhe kurohet për shëndetin mendor.
Bledar Selmanaj, u la në burg nga gjykata e Vlorës pak ditë më parë, për vrasjen e shokut të tij, por 39-vjeçari nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet.
Bledar Selimaj u arrestua në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Bullari u gjet i vdekur në aksin Vlorë-Babicë, në një makinë tip 'Fiat Punto, ku sipas ekspertizës ai është qëlluar me tre plumba nga pasagjeri, ku njëri prej tyre e ka kapur në kokë dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ndër pisat kryesore të hetimit për vrasjen është prishja e pazareve të drogës mes dy rinjve. Bëhet me dije se viktima dhe autori ishin njohur më parë në qelinë e burgut dhe më pas kanë vazhduar pazaret e drogës jashtë saj. Viktima, Xhuliano Bollari ka qenë i akuzuar më parë për veprën penale “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sirianë. Xhuljano u lirua para dy vjetëve kurse Selmanaj më datë 5 të këtij korriku.
Ditën e vrasjes ata ishin nisur nga Tirana për në Vlorë për çështje trafiku droge, ndërsa sipas dëshmisë së Bledar Selmanaj konflikti mes tyre ka nisur për 3 mijë euro drogë, që i riu tashmë i pajetë, i pagoi me euro false. Selmanaj negocioi për 100 kg hashash mes miqve të tij dhe shokut të burgut. Shitja u bë në Elbasan, por pala e viktimës pagoi me euro false. Ky ka qenë dhe momenti i krisjes mes miqësisë zënë në qeli.
Të kesh një kartelë për sëmundjet mendore nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme që të shpëton nga përgjegjësia penale!! Ndryshe është kartela ndryshe është të qenit i aftë mendërisht në momentin e kryerjes së krimit!
PërgjigjuHa ha ha...... semundje mendore.....gjith asht dalin keta vrases me semundje mendore. Hajt pra bej ja pes dite edhe dil prap se ke semundje mendore.
Përgjigju