Jorgo Golemaj dhe Kledi Koka

Vrau peshkatarin 43-vjeçar në Sarandë me thikë, autori i penduar në gjykatë: Më mirë të kisha vdekur vetë

9 Qershor 2022, 16:28| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 16:41

  • Share

SARANDË- Një ngjarje e rëndë ndodhi  2 ditë më parë në qytetin e Sarandës. Sherri për varkat e peshkimit i mori jetën 43-vjeçarit Kledi Koka ndërsa autori Jorgo Golemaj u arrestua nga policia.

Ndërkohë ditën e sotme ka dalë para togave të zeza të Gjykatës së Sarandës, autori Jorgo Golemi i cili është shprehur i penduar për veprimin e tij.

 “Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Jam i penduar thellë. Nuk mendova se çfarë do të ndodhte. Më mirë të kisha vdekur unë sesa shoku im. E kisha shok dhe mik”, mësohet të ketë thënë ai.

Ne fund të seancës, prokurori Ilir Hoxha ka kërkuar si masë “Arrest në burg”, e cila u la në fuqi edhe nga gjyqtari Fatmir Ndreu.

Si ndodhi ngjarja në Sarandë: 

Gjatë një konflikti në shëtitoren e Sarandës, Jorgo Golemaj ka nxjerrë thikën duke e goditur me kurriz Kokën, të cilit i shkaktoi plagë të rënda. Ata nisën të debatonin për vendin ku ankoronin varkat pasi Golemaj kishte varkë peshkimi ndërsa Koka kishte varkë turistike.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?