44-vjeçari Vangjel Polovina, që vrau disa ditë më parë me kallashnikov 41-vjeçarin Ajet Guneli, ka dalë sot përpara togave të zeza të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për t'u njohur me masën e sigurisë ndaj tij. Ai ka hyrë në Gjykatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie dhe seanca e masës së vlerësimit është zhvilluar pa praninë e mediave.
Prokurori i çështjes, Dritan Gripshi i ka kërkuar gjykatës vlerësimim të ligjshëm të arrestimit të Polovinës dhe caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg". I arrestuari Vangjel Polovina ka shprehur pendesë në seancë dhe ka deklaruar se vrasje ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër, pas shumë kërcënimeve me jetë që i kishte bërë viktima.
Ka qënë gjyqtari Durim Hasa, ai që e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e Vangjes Polovinës dhe ka vendosur për të masën e sigurisë "arrest në burg" pa afat. 44-vjeçari Vangjes Polovina akuzohet për "vrasje me paramendim". Mëngjesin e së Enjtes ai vrau me 20 plumba kallashnikovi 41-vjeçarin Ajet Guneli Ajdini në një lokal në fshatin Goraj në qytetin e Kuçovës. Konflikti mes tyre kishte nisur disa ditë para vrasjes,për shkak të një borxhi të padhënë për një objekt (stallë derrash), që autori i vrasjes ja kishte marrë me qera viktimës.
Lajmi kryesor: