Esmerald Balla

Vrau të atin, 'alibia' e 30-vjeçarit: Sherri nisi se nuk gjeta 75 mijë € në kasafortë! Babai më drejtoi armën, e qëllova aksidentalisht

5 Shtator, 10:57| Përditesimi: 5 Shtator, 11:37

  • Share

1725461135_esmeraldballa.jpg

Zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës, i cili vrau të atin në Shënvlash të Durrësit dhe më pas trupin ia hodhi në pus. Para hetuesve ai ka deklaruar si ndodhi ngjarja dhe ka dhënë pretendimin e tij për 75 mijë eurot që u kthyen në mollën e sherrit në banesë. Esmerald Balla ka deklaruar se kishte shkuar të merrte në kasafortë para që të paguante sipërmarrësin që kishte bërë punimet për ndërtimin e një banesë për 30-vjeçarin. Sipas tij, kur ka shkuar në dhomë ka parë që kasaforta ishte hapur me sende të forta dhe se mungonin 75 mijë eurot. Në këtë moment ka nisur debati me të atin dhe djali pretendon se i ati ka marrë pistoletën dhe ia ka drejtuar duke i thënë “unë të vras”.

Më tej, djali ka deklaruar se në atë moment i ka marrë armën në përpjekje për t’ia larguar, por aram është shkrehur dhe babi ka mbetur i vrarë. Ai është shfaqur i penduar para ghetuesve duke thënë se nuk donte ta vriste. Ndërkohë, edhe në familje ka gënjyer duke sajuar historinë se i ati është larguar me një grua.

Vrasja e babait është bërë padashje sepse ai tentoi të më vrasë mua dhe në momentin kur po mbushte pistoletën për të më vrarë mua unë u mundova tia hiqja nga duart por ajo bëri qitje të pavullnetshme 2 herë, duke i shkaktuar atij vdekjen. Sherri nisi dy ditë para ngjarjes. Ne merremi me punë në bujqësi. Kemi toka dhe stallë ku mbajmë bagëtinë larg shtëpisë. Me punë, kryesisht blegtori, nxjerrim dhe fitimet tona. Nga kjo punë kishim kursyer 75 milion lekë që i mbanim në një kasafortë. Në truallin e banesës ku jetojmë unë po ndërtoj një shtëpi tjetër. Ditën e ngjarjes shkova të merrja lekët pasi sipërmarrësi i punimeve kërkoi pagesën sepse e kishte mbyllur punën për të cilën kishim rënë dakord.

Kur hapa kasafortën për të marrë lekët pashë që ato nuk gjendeshin aty. Kasafortën e hapnim unë edhe babai. I them babait: ‘ku janë paratë’!? ‘Se di’,- më tha. Kasaforta ishte dëmtuar me mjete të forta. Ishte hapur. Për mua nuk kishte dyshim që ato para i kishte marrë ai.  Aty nisem të debatonim.

Rrugës duke shkuar te prona jonë, rreth 1 km larg stallës së bagëtive, u grindëm përsëri. Në një moment babai nxorri pistoletën dhe u bë gati ta mbushte. Unë ju hodha dhe ja kapa duke i ndryshuar drejtimin tytës .Në këtë moment arma bëri 2 shkrepje në trupin e babait duke i shkaktuar atij vdekjen. Kur u shkreh arma dhe pasi pashë që babai ishte qëlluar mu shemb bota pasi nuk doja që të ndodhte kështu. Me kapi paniku. Nuk dija çfarë të bëja. Kisha frikë të denoncoja krimin në polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin në makinë dhe kemi një pus diku 1 mijë metra larg shtëpisë. E hodha aty që ta fshihja. Telefonin ja fika i hoqa kartën dhe e hodha edhe telefonin në pus. Mirëpo nuk ndihesha mirë. Më kapi ankthi dhe u bëra keq.

Shkova në spitalin e Durrësit për vizitë. Mjekët me dhanë ca ilaçe. Pas nja dy ditësh e denoncova babanë të zhdukur në polici. Thash në polici se babai kishte marrë leket dhe ishte zhdukur me një femër tjetër. Lajmërova edhe vëllezërit. Iu thash që babai ka ikur nga shtëpia. Kështu vazhdoi për disa ditë deri ne momentin që ju e zbuluat ngjarjen. Me vjen shumë keq nuk doja të shkonte kështu”,- ka deklaruar Esmerald Balla.


Lajmi kryesor:

Vrau të atin në Durrës, sherri nisi për paratë! Hetuesit dyshime se djali preu kasafortën ku mbanin 75 mijë euro! Arrestohet shoku, e ndihmoi të fshehë trupin


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?