Tiranë- Hekuran Gjoni, 74-vjeç, i cili vrau me thikë djalin e tij Asim Gjoni 37 vjeç mbrëmjen e të shtunës (1 shkurt) në banesën e tyre tek Kodra e Priftit në Tiranë, i është komunikuar arresti këtë të diel (2 shkurt) nga policia.
Report Tv ka mësuar se në dëshminë e tij, përveç pretendimit fillestar që djali e bullizonte i moshuari ka thënë se i biri ka dhunuar edhe motrën, veprim që ka bërë që ai të reagonte.
“Djali im Asimi më tallte prej shumë kohësh. Mbrëmë në darkë po hanim bukë në tavolinë. Djali filloi sërish të më tallte. Pasi u acarova u ngrita dhe i gjuajtja me shpullë gjatë debatit. Më pas djali i ngrit dhe ai dhe më qëlloi dhe unë u rrëzova. Në këtë moment ka ndërhyrë vajza ime, i bërtiti Asimit pse qëllove babin. Asimi më pas goditi dhe të motrën. Në këtë moment mua mu errësuan sytë dhe u ngrita mora thikën dhe e godita djalin”, citohet të ketë thënë autori i vrasjes
Uniformat blu të cilët kanë sekuestruar edhe armën e krimit, një thikë, kanë bërë me dije se krimi i rëndë në familje erdhi pas një sherri banal, pasi dyshohet që të dy kanë qenë në efektin e alkoolit. Viktima 37 vjeçar ishte i martuar dhe ishte baba i dy fëmijëve.
Deshmia nuk eshte plote.Pse te tallte e te shante djali?
Përgjigju