Vrau të riun nga Kukësi për faturën prej 400 euro, Gjykata e Prizrenit lë në burg 'Kobrën', vëllanë e tij dhe 4 punonjësit e lokalit ku ndodhi ngjarja

4 Janar 2023, 11:19| Përditesimi: 4 Janar 2023, 19:50

  • Share

KOSOVË- Gjykata e Prizrenit ka lënë në burg Dibran Hoxhajn, i cili akuzohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengu dhe plagosjen e shokut të tij Rufgen Shehu. Ndaj Dibran Hoxhajt, i njohur ndryshe si ‘Kobra’ rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Manipulimi me prova”.

Gjykata e Prizrenit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke lënë në burg për 30 ditë Hoxhajn, vëllanë e tij Enver Amrallahi dhe katër personat e tjerë, të cilët ishin të punësuar në lokalin ku ndodhi konflikti me të rinjtë nga Kukësi. Ndaj Arben Vezajt, Burim Mazrekut, Jesmir Badallit, Kujtim Gashit dhe Enver Amrallahit rëndon akuza për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

Para gjykatës, Hoxhaj ka deklaruar vetëm se vëllai i tij nga nëna, Enver Amrllahi nuk ka qenë i pranishëm në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ashtu siç thuhet në kërkesën e Prokurorisë, por ka shkuar në lokalin ‘Kobra City’ pasi ka marrë vesh lajmet se ka ndodhur diçka në lokal.

Shkaku i konfliktit që solli vrasjen e Visart Cengut mësohet të ketë qenë fatura prej 400 eurosh, me të cilën të rinjtë nga Kukësi nuk ishin pajtuar. Brenda lokalit ‘Kobra City’ ka nisur përplasja fizike mes tre të rinjve që kishin ardhur në Prizren nga Kukësi për të festuar. Pasi kanë dalë nga lokali gjatë tentativës për t’u larguar me automjetin e tyre, drejt të rinjve është qëlluar me armë zjarri nga pronari i objektit, Dibran Hoxhaj.

Për pasojë, Visart Cengu ka ndërruar jetë gjatë rrugës për t’u dërguar në spitalin e Kukësit, ndërsa shoku i tij, Rufgen Shehu është dërguar më pas në spitalin e Traumës në Tiranë ku paraqitet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të 3 janarit. Ndërsa xhaxhai i viktimës, teksa foli për mediat e Kosovës dha detaje, duke zbuluar se Visart Cengu ishte qëlluar nga prapa makinës dhe se plumbi i kishte prekur mushkërinë dhe një pjesë të zemrës.

Kush është autori
Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Kobra’ ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike jashtë lokalit të tij në Prizren. Ai është personazh i njohur në rrjete sociale ku tregon jetën e tij të luksit me veshje të shtrenjta dhe makina luksoze ndërsa ‘identifikohet’ nga varësja me pllakë floriri.

Ora 19:45
U vra në Kosovë, përcillet në 'banesën e fundit' i riu nga Kukësi! Përlot babai: Ne kishim Serbinë armik të përbashkët, kurrë s’e besoja se kemi plumba për shqiptarë

1672737147_WhatsAppImage20230103at10.10.33.jpeg

31-vjeçari nga Kukësi, Visart Cengu, i cili u vra një ditë më parë në Kosovë pas një sherri në lokal, është përcjellë për në banesën e fundit. Gazetari Demir Reshiti shkruan se sot i kanë dhënë 31-vjeçarit lamtumirën e fundit, ndërsa ka ndarë edhe një pjesë të fjalës nga babai i viktimës, Behar Cengu.

“Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë”, citohet të ketë thënë Behar Cengu.

Gazetari, i cili duket mik i afërm i familjes shkruan se 31-vjeçari kishte ardhur në Shqipëri nga Franca për të festuar Vitin e Ri.

“Sot në varrezat e qytetit në Kukës i dhamë lamtumirën e fundit të riut Visart (Behar) Cengu, 31 vjeçar, i cili u vra në makinë duke u larguar nga një lokal në dalje të Prizrenit. Mijëra qytetarë kuksianë dhe miq të familjes Cengu nga Kosova kishin ardhë për ta përcjellë në banesën e fundit këtë të ri i cili kishte ardhur nga Franca për ta kaluar ndërrimin e moteve në vendlindje.

Kjo vrasje është përjetuar rëndë jo vetëm nga familjarët por edhe nga të gjithë kuksianët dhe miqtë e shumtë të familjes Cengu nga Kosova e mërgata.

‘Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë’ u shpreh i ati i Visartit i cili bashkë me vëllezërit e tij i kishte kontribuar luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës!

I lehtë i qoftë dheu Visartit e familjarëve Zoti iu dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje. Qoftë kjo vrasja e fundit në mes të shqiptarëve”, shkruan i afërmi.

Ora 17:16
Vrau të riun nga Kukësi, Gjykata e Prizrenit lë në burg 'Kobrën'

Gjykata e Prizrenit ka lënë në burg Dibran Hoxhajn, i cili akuzohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengu dhe plagosjen e shokut të tij Rufgen Shehu. Gjykata e Prizrenit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke lënë në burg për 30 ditë Hoxhajn dhe 5 personat e tjerë që cilët ishin të punësuar në lokalin ku ndodhi konflikti me të rinjtë nga Kukësi.

Në burg kanë mbetur Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi.

Ora 14:44
Qëlloi për vdekje 31-vjeçarin, deklarata e 'Kobrës' vite më parë: Veprat që bëj unë nuk janë krime! Jam në hasmëri me shumë familje, nuk mbaj më armë

1672757620_kobra.JPG

Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe si ‘Kobra’, i cili ndodhet në pranga për vrasjen e një 31-vjeçari pas sherrit në klubin e natës në Prizren deklaronte vite më parë se veprat që ai kryen nuk janë krim. Ai thoshte se ishte në hasmëri me 2-3 familje dhe shprehej se nuk mbante më armë.

“Veprat që kam unë nuk ka krim, ku ka fakte që kam bërë krim, veprat kanë të bëjnë vetëm më rrahje, nuk janë vepra kriminale, nuk është asgjë. Unë jam në hasmëri me shumë familje, më kanë zënë me armë nja 2-3, më kanë dënuar, për të gjitha veprat janë dënuar. Kam mbajtur armë më herët, jo tani. Kam vuajtur dënime mbi 2-3 muaj, arma nuk është ndonjë gjë tragjike, që e kam pasur unë”, tha Dibran Hoxha.

Ora 12:33
U la në burg për vrasjen e të riut nga Kukësi, çfarë deklaroi para gjykatës ‘Kobra’

1672827017_67transformed.png

Në seancën paraprake në Gjykatën Themelore në Prizren, Dibran Hoxha i njohur me nofkën “Kobra”, i cili dyshohet për vrasjen e së martës në Prizren, tha se vëllai i tij, Enver Amrallahu, nuk kishte qenë në vendin e ngjarjes në momentin kritik, por erdhi më pas, ngase dikush i kishte thënë se e kanë vrarë atë (Hoxhën).

Ai tha se pajtohet me fjalët e mbrojtësit të tij, avokatit Nexhat Elshani, ndërsa theksoi se i pandehuri Enver Amrallahu në momentin kritik nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, ashtu siç thuhet në kërkesën e Prokurorisë, por i njëjti ka ardhë pasi është informuar nga dikush lidhur me ngjarjen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Pajtohem me fjalët e avokatit, veç deshta me shtu diçka në lidhje me Enver Amrallahun, ky është vëllau prej nanës. Ky ka ardhë masi ka ndodhë, masi ka ni prej tjerëve që ka ndodh diçka në lokal, ka ardhë masi me policinë mrapa krejt kur janë marrë deklaratat krejt, kanë ardhë e kanë nxanë aty si vlla”, tha  i dyshuari Hoxha.

Amrallahu është një prej të arrestuarve dhe akuzohet si bashkëpunëtor i Hoxhajt për ngjarjen e rëndë.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • FATKAR GAXHI ÇAFAJ: 05/01/2023 08:40

    O komentusa Bar dee ka shum të drejt Kosovarët nuk përfaqsohen nga një IDJOT si ky debili që mban teneqe në qaf si kafsh. Ktë lloi tipi duhet mbajtur sa të jet gjall në burg e kshu pastrohet dhe shoqëria.

    Përgjigju
  • hasi: 04/01/2023 21:50

    kobres i duhet prere koka....

    Përgjigju
  • #@€%: 04/01/2023 20:13

    Noshta i ka njoht Serbia qe i ka majt te shtypun e nuk i ka lan me ngrejt krye!

    Përgjigju
    • Bar-dee: 04/01/2023 23:14

      PSE Po doni ta beni Politike ket gjë une nuk e kuptoj,çfar ka lidhje me kosove-serbi KY east Ju lutem komentues te nderuar Dua nje pergjigje per kete Nese keni

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?