Vrau vajzën, dëshmia shokuese e Tefta Malajt: Taulanti ngacmonte të bijën seksualisht, duhet të kishte vrarë veten jo atë

9 Maj 2023, 12:20| Përditesimi: 9 Maj 2023, 16:17

  • Share

ITALI- “Ku është djali, dua të shoh vajzën në morg”. Këto ishin fjalët e para të Tefta Malajt, të mbijetuarës së masakrës në familje me autor bashkëshortin e saj, Taulant Malajn.

Në një dëshmi rrëqethëse të bërë në një emision televiziv, Tefta Malaj 39 vjeç nga shtrati i spitalit të Foggia-s ka rrëfyer të gjithë ferrin që përjetoi në fundjavën e 7 majit ku burri i saj vrau mizorisht vajzën e tyre, 16-vjeçaren Xhesika plagosi vetë atë si dhe vrau fqinjin e tyre, 51-vjeçarin italian, Massimo De Santis.

Ajo ka hedhur poshtë çdo akuzë apo çdo pretendim të Taulant Malajt për ndonjë lidhje të saj jashtëmartesore me Massimon, ndërsa ka shtuar se e vërteta në fakt është tërësisht ndryshe. E gjithë ngjarja e ka zanafillën 2 vite më parë, kur Taulanti ngacmonte seksualisht të bijën, e prekte dhe e kërcënonte sa herë që Xhesika dilte me miqtë në Torremaggiore, provincë e Foggias në Itali.

“Nuk qëndrojnë fare çfarë thotë ai monstra. Ai duhet të kishte vrarë veten me atë që ka bërë dy vite më parë. E prekte vajzën, e ngacmonte. Ai bëhej xheloz se vajza dilte dhe argëtohej me miqtë. Ajo nuk e donte më si baba, prej dy vitesh nuk i fliste fare të atit dhe kjo ka qenë arsyeja se pse e vrau. Nuk e denoncova se nami i del vajzës, sido që të jetë.”- tha Tefta Malaj në një intervistë televizive.

Ishte mentaliteti i familjes së tyre por jo vetëm, ajo që pengoi Teftën bashkë me të bijën të denonconin 45-vjeçarin, kështu që zgjidhjen ajo e gjeti te vendosja e kamerave të sigurisë brenda shtëpisë. Pasi ngacmoi të bijën seksualisht, ai u largua nga shtëpia, por u rikthye i penduar kështu që Tefta zgjodhi ta falte, duke shpresuar se kishte ndryshuar.

Ajo mendoi se duke krijuar këtë lloj survejimi ndaj tij, do të frenohej edhe sjellja e tij e turpshme ndaj të bijës. Por Tefta nuk e llogariti deri ku do të shkonte Taulant Malaj për të arrirë atë që donte!

Dinamika e ngjarjes sipas dëshmisë së gruas:

Tek po zbardhte e diela, Tefta dhe Taulanti ishin të dy në shtrat, të gjithë po flinin. Zakonisht Taulanti punonte natën si bukëpjekës por atë natë fatzeze, ishte pushim. Në një moment ai ngrihet papritur dhe del nga shtëpia (banonin në katin e parë). Ai maskaron me teh çelësi 20 herë Massimo De Santis, fqinjin e tyre në katin e tretë për të cilin dyshonte se e tradhtonte gruaja.

Vrasja e italianit nuk e kënaqi, si xhelat i shtëpisë së tij ai hyn në banesë dhe tenton të zhdukë të parin djalin e tij por nuk ja del, Tefta i del përballë dhe goditet disa herë me thikë. Me të njëjtin guxim ndërhyn për të mbrojtur të ëmën edhe e bija, Xhesika, e cila u kthye në viktimën e çmendurisë së të atit. Në përpjekje për të shpëtuar të birin 5-vjeçar ajo e fsheh mbrapa divanit, me disa batanije, fati i tij ishte gjendja e shokut, sepse vetëm ashtu ai arriti t’i shpëtonte vdekjes, sipas saj.

Teksa kryente aktin, Tefta e filmonte për t’ia treguar policisë, por në sinkron me të ishte dhe vetë xhelati i tyre. Ai i xhiroi teksa i vriste dhe ja çoi dikujt, që në fakt gruaja e dyshon si bashkëpunëtor të tij.  

Report Tv shkoi në Selenicë dhe Babicë të Vlorës, në vendlindjet e dy protagonistëve Tefta dhe Taulant Malaj. Fqinjët i cilësuan si familje të mirë ndërsa rrëfyen se kanë emigruar drejt Italisë që prej vitit 1997 duke mos u kthyer përveçse njëherë në fshat.

Ora 14:01
Masakra në Itali, fjalët e para të Tefta Malajt në spital: Më tregoni djalin dhe trupin e vajzës në morg

1683629532_salso1850x450.jpg

“Më trego djalin tim dhe trupin e Xhesikës sime të shtrirë në morg: janë të vetmet gjëra që kërkoj prej teje”. Kjo ka qenë kërkesa e parë dhe e vetme e Tefta Malajt, 38-vjeçares që u masakrua me thikë nga i shoqi, Taulant Malaj në Itali.

Ora 12:51
Masakra në Itali, kunati i Taulant Malajt: Donte të vriste djalin të parin, e ëma e fshehu pas divanit me batanije! Shpëtoi se ishte në shok dhe s’foli

1683547240_taulantmalaj.jpg

Vëllai i Tefta Malajt, Fatjoni është prononcuar në një emision televiziv ku është shprehur se objektiv i Taulantit ka qenë djali 5-vjeçar. Vogëlushi shpëtoi pasi Tefta gjatë momentit të përleshjes, e ka fshehur me batanije pas divanit. Ai nuk ka folur sepse ishte në gjendje shoku gjë që i shpëtoi jetën.

“Teftën ai e ka qëlluar me dy thika, në atë moment është hedhur Xhesi, ai e ka qëlluar me shkelmë dhe me thikë. Tefta në atë moment ka fshehur djalin pas divanit dhe e ka mbuluar me batanije më pas ai thotë ku është djali dhe fati që djali është shokuar dhe nuk ka folur. Ai ka zbritur poshtë, dhe më pas e ka gjetur policia. Ai ka thënë ku është djali sepse donte ta vriste. Fati i djalit është që ai ka ngelur i shokuar dhe nuk ka folur sepse do ta kishte vrarë.”- tha ai. 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?