Autori, Arsen Muskurti

Vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë pas konflikteve për bindjet fetare, çfarë shkruante autori në Facebook: Janë spiunë, monstra dhe tradhtarë

30 Gusht 2022, 18:15| Përditesimi: 30 Gusht 2022, 19:36

  • Share

Krimi në familje që tronditi Tiranën pasditen e kësaj të marte dyshohet se vjen nga debatet për bindjet fetare. Duket se përplasjet mes tyre kanë qenë të mëdha, aq sa autori Hamza (Arsen) Muskurti bënte postime në Facebook për vëllain e tij duke shkruajtur se është spiun që të nxjerr në pritë, i pabesë dhe tradhtar.

Sipas autorit, i vëllai së bashku me nusen, të cilët i vrau në agjencinë e udhëtimit në pronësi të viktimave në zonën e Myslym Shyrit duan të përçajnë hoxhallarët dhe fenë islame pasi kishin hapur profile në rrjete sociale me identitete të rreme. Mes emrave përmend edhe një person të tretë, Kadri Shehun.

Postimi në Facebook i Hamza Muskurtit u bë më 22 gusht, vetëm 8 ditë para se të ndodhte ngjarja.

"O vëllezër bëni LEFT këtij grupi me emrin VISJANA DADA dhe HIQENI nga SHOKËT këtë emër  bëni BLOCK, (foto profili është një glob) se as mua nuk po me lejnë rehat as juve.

Ju lutem se po na shkatërrojnë dhe neve dhe juve. Këta qe menaxhojnë këtë fb që shahen hoxhallarët janë:

DRITAN MUSKURTI (shikoni profilin e tij kush është ne fb) FB i tij është me emrin ALBAN MUSKURTI një eudhu bilah që dërgon njerëz në umra se kush ka zemër me shku me këtë DEXHAL në umra, ai është spiun dexhal dhe ju nxjerr në pritë, i pa besë dhe tradhëtar. HIQENI nga SHOKËT bëni BLOCK.

NORA MUSKURTI një EUDHU BILAHE një DEXHALE (shikoni fb e saj cfarë mostre është). Ajo që e ndihmon me shajt hoxhallarë në Fb. HIQENI nga SHOKËT bëni BLOCK.

KADRI SHEHU një eudhu bilah një që nuk di a fal namaz apo jo një spiun i shikut që dihet për të tilla fitne. HIQENI nga SHOKËT bëni BLOCK. Të tre këto po bëjnë punën me përca hoxhallarët dhe fenë Islame. Po shpifin dhe akuzojnë për njerëz kudo familjar dhe jo familjar.

Duhet të bejmë një PETICION me firma tja dërgojmë POLICISË së SHTETIT, PROKURORISĒ dhe GJYKATËS  që këta 3 persona dhe kush mund të jetë tjetër që qëndron pas tyre, po cënojnë HAPUR SIGURINË KOMBËTARE duke futur njerëz në konflikt, dhe të marrin dënimin e merituar.

ALLAHU JU ARDHTË HAKUT dhe JU A PRISHTË GJITHË KURTHET E TYRE. AMIN AMIN AMIN".


Lajmi kryesor:

Biznesmeni vret me armë zjarri vëllanë dhe kunatën në qendër të Tiranës për fenë dhe pronën! Kapet nga RENEA pas disa orësh në arrati! I gjendet pistoleta (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?