Bizneset në Shqipëri nuk deklarojnë numrin real të punonjësve, fshehin pagat e tyre, janë të prekur nga korrupsioni dhe i shmangen detyrimet tatimore. Puna në të zezë ka ardhur në rritje, thuhet në një anketim të Këshillit të Investimeve ku janë pyetur 601 kompani. Nëse në 2019, shkelja më e madhe e bizneseve ishte për shmangien e tatimeve, këtë vit 58% e subjekteve thonë se informaliteti më i madh është për mos deklarim të punonjësve.
“Më shumë informalitet perceptojnë, bujqësia, industria përpunuese dhe shërbimet. Energjia percepton më pak informalitet krahasimisht me sektorët e tjerë”, thuhet në anketim.
Në këtë anketë, afro 73% e tyre kanë pohuar se informaliteti në ekonomi është rritur. Në raport me vitin 2019, kjo shifër është rritur me 2%, ndërsa krahasuar me vitin 2022, raportohet me rënie prej 4%.
Bizneset e pyetura thonë se barra fiskale po shton informalitetin, ndërkohë që 48% e tyre janë pesimistë edhe për ligjim e ri të tatimit mbi të ardhurat, që bën pjesë të taksimit edhe profesionistët e lirë.
“Ligji i ri mbi të ardhurat, vazhdon të konsiderohet si një element i cili do të shtojë informalitetin në vend”, thonë bizneset.
Faktor me ndikim pozitiv në luftën ndaj informalitetit subjektet e pyetura kanë vlerësuar fiskalizimin.
“Fiskalizimi ka ndikuar në uljen e informalitetit bazuar në perceptimin e biznesit, 65% e të anketuarve”, thotë Këshilli i Investimeve.
Bizneset janë pyetur edhe për sfidat kryesore me të cilat po përballen, dhe lista kryesohet nga mungesa e punonjësve, mbështetja e ulët financiar, konkurrenca, dhe stafi i kualifikuar.
kapni MEKTRININ beni nje xhiro ata sdeklarojne ASGJE
Përgjigju