Foto ilustruese

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni

28 Shtator, 16:30| Përditesimi: 28 Shtator, 16:38

  • Share

Rënia e flokut është një problem që shkakton shqetësim, madje në disa raste edhe episode ankthi.

Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë rënien e flokëve janë kushtet klimatike, mosha, niveli i lartë i stresit dhe dieta e varfër ushqimore.

Mungesa e balancës hormonale, faktorët genetik, infeksionet e skalpit të kokës, përdorimi i produkteve të pasura me kimikate dhe duhanpirja mund të shkaktojnë gjithashtu rënien e flokëve.

Kjo dukuri mund të shkaktohet edhe nga disa sëmundje siç janë çregullime e tiroideve, imuniteti i dobët, anemia, pra, mungesa e hekurit si dhe sëmundjet kronike.

Mënyrat e trajtimit të këtij problemi në mënyrë natyrale janë të shumta, megjithatë përpara ndjekjes së tyre, rekomandohet që t’i kushtoni vëmendje hekurit në organizëm.

Hekuri është një ushqyes i domosdoshëm për një sërë funksionesh të organizmit, përfshirë këtu edhe prodhimin e gjakut.

Përpara se të vendosni që të merrni suplementë të hekurit, sigurohuni që po konsumoni mjaftueshëm ushqimet që janë të pasura me të.

Këtu përfshihen ushqimet si: 

Barishtet e gjelbërta si spinaqi

Mishi i viçit, peshkut, pulës dhe gjelit të detit

Brokoli

Thjerëzat

Farat e kungullit

Fasulet

Frutat e thata

Vitamina C

Ekspertët këshillojnë që përveç hekurit, njerëzit që vuajnë nga ky problrm duhet të marrin mjaftueshëm edhe vitaminën C.

Kjo vitaminë është thelbësore për përthithjen e sasive të nevojshme të hekurit.

Po ashtu ekspertët thonë se duhet të shmangni sa më shumë kafenë, çajin dhe verën gjatë vakteve sepse ato bllokojnë përthithjen e hekurit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?