Vuani nga stresi apo depresioni? Specialisti Ylli Merja në Report TV: Ja si ta luftoni me kura bimore dhe të gjeni qetësi mendore

16 Janar 2023, 15:18| Përditesimi: 16 Janar 2023, 15:21

  • Share

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti’’ në emisionin “Rreze Dielli”, mjeku popullor dha disa këshilla për depresionin dhe kurimin e kësaj sëmundje përmes bimëve medicinale.

Specialisti i bimëve mjekësore tha se ka disa shkaktarë kryesorë për depresionin si: Pakënaqësia për arritje në jetë, zbrazëti dhe ftohtësi në familje, plogështi në veprime, anemitë e theksuara, parazitët në organizëm, pagjumësia, humbja e besimit në vetvete dhe vështirësitë dhe çrregullimet në punë.  

Por si t’i kuptoni shenjat paralajmëruese të depresionit? Dr.Ylli Merja dha këto këshilla:

Çrregullimi bipolar ( hiperaktiv), ddihet i gëzuar për një kohë të gjatë, flet shumë dhe shpejt, flen pak, vëmendja shpërqëndrohet shpejt, siguri e tepruar në vetvete, përballon sjellje të rrezikshme.

Ndërsa tha se një person që tashmë është në fazë depresioni do të shfaq këto simptoma:

Trishtim, dëshpërim për një kohë të gjatë, mbyllje në vetvete tërheqja nga aktivitet, ndryshim oreksi, lodhje, vështirësi në përqëndrim, pavendosmëri në punë dhe mendime të këqija.

  Trajtimi i depresionit sipas specialistit të bimëve medicinale:

-Vizita me mjekun

-Analizat nëse është anemik

-Mund të bëhet një RMN

Trajtimi alternativ

-Ushtrime fizike atletike, joga

-Trajtimi me ushqyerje bimore

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?