Në një konferencë për mediat pas samitit të BE-së, Rama tha se nuk ndodhi asnjë surprizë. Por gjatë këtij momenti ndërhyri Presidenti Aleksandër Vuçiç duke u shprehur me ironi se “dje kishte shpresa”, duke iu referuar kërkesës së opozitës bullgare për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Kreu i qeverisë iu përgjigje me ironi duke u shprehur se qëndrimet e tij i ka të shkruara në Twitter, teksa thotë se qytetarët nuk duhet të lexojnë “propagandën serbe”.
Rama: Ishin më të rëndësishëm se ditëlindja ime. Ishte fundi i qershorit. Unë e gjeta pavarësinë time për të mos menduar se kur takohen këta njerëz. Jemi të lumtur që takohen me ta. Por ata kanë një problem shumëë më të madh se ne. Duhet të kenë përgjegjësi më të mëdha se ne. Mendojmë se do të arrijmë aty. Me shpresë përpara shekullit tjetër. Të vazhdojhmë të kryejmë reformat tona. Të vihemi në pozitën kur të thonë ata që është faji i tyre. Kjo është pikëpamja ime me këtë. Nuk prisja asgjë tjetër. 100%. Asnjë surprizë.
Vuçiç: Kishte pak shpresë dje.
Rama: Në fakt e kam të shkruar. Lexoni Tëitterin tim, mos e lexoni tek propaganda serbe por lexojemni tek faqja angleze. Kjo është ajo që u them kur takohemi bashkë. Është një gjuhë që pretendon se e njeh.
Lajmi kryesor:
Jo negociata! Rama i ashpër në Bruksel, mesazhe të forta liderëve të BE: Nuk mbani fjalën! Turp! Na vjen keq për ju! Të paaftë të çlironi dy pengje nga Bullgaria
M.Q.//ReportTv.al