Avokati i PD-së së Alibeaj, Indrit Sefa është shprehur se Apeli ka vendosur të pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt, pra të zhbëhet vendimi i Zhukrit. Që do të thotë që çështja do të shkojë për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë si dhe do të ketë një tjetër trup gjykuesish.
Avokati tha se brenda këtyre ditëve Partia Demokratike e Alibeajt do të regjistrohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. I pyetur nëse vendimi i Gjykatës së shkallës së parë mund të jetë i njëjtë me atë të Zhukrit, ai tha se nuk ka asnjë mundësi të jetë i njëjtë.
“Sot gjykata vendosi rikthimin e cështjes në shkallën e parë, kërkesë e jona. Praktikisht u pranua ankimimi i Alibeaj kjo do të thotë që çështja do rikthehet në gjykatën e shkallës së parë dhe do ketë një tjetër trup gjykues. Do regjistrohemi në komisionin qendror të zgjedhjeve brenda këtyre ditëve.
Pyetje: Çfarë ndodh nëse merret i njëjti vendim si Zhukri nga Gjykata e Tiranës?
Gjykata e Tiranës nuk ka asnjë mundësi të marrë të njëjtin vendim si Zhukri. PD ka organe legjitime të saj.”- tha Sefa.
Lajmi kryesor:
Fati i PD, Apeli rrëzon Berishën, vula mbetet në dorë të Bashës! Avokati Sefa: Regjistrohet grupi i Alibeajt në zgjedhje! Bylykbashi: Pati presion në sallë
G.MO//ReportTv.al