Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren e tij në Mitrovicën Veriore dhe në Leposaviq. Ndërsa në dy komunat tjera sipas rezultateve preliminare prin Partia Demokratike e Kosovës. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes, Erden Atiq, në një prononcim për media ka thënë se kanë dal fitues dhe i njëjti ka falënderuar të gjithë qytetarët.
“Kom dal si fitues i këtyre zgjedhjeve. I falënderoj te gjithë qytetaret dhe ata që kane punu. Komisionarët, vëzhguesit. Po na presin pune të shumta përparen. Apeloj që të gjithë qytetarët që të kenë besim në institucionin e komunës dhe në mua si kryetar.” – ka thënë ai.
Ndërsa për sfidat që e presin si kryetari i komunës, Atiq ka thënë se është i vetëdijshëm dhe i përgatitur për të gjitha.
“Jemi të vetëdijshëm dhe të përgatitur, jam kryetar i të gjithëve. Me padurim po e presim bashkëpunimin me të gjithë qytetarët, fshatrat dhe komunitetet e tjera.” – ka thënë ai.
Në anën tjetër, sipas rezultateve preliminare, në Komunën e Zubin Potokut, fitues është kandidati Izmir Zeqiri nga radhët e PDK-së ku deri me tash ka marrë 196 nga 385 vota në total. Pas tij renditet Flatron Hasani i Lëvizjes Vetëvendosje me 180 vota.
Lajmi kryesor:
Mbyllen zgjedhjet në veri të Kosovës, serbët bojkot, vetëm 3.47% votojnë! ‘Vetëvendosja’ fiton në dy komuna, dy të tjerat i merr PDK (REZULTATET)
K.T./ReportTv.al