Presidenti Donald Trump ende nuk ka vendosur nëse Shtetet e Bashkuara do t'i bashkohen Izraelit në sulmin ndaj programeve bërthamore dhe ushtarake të Iranit, thanë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë për Wall Street Journal.
Burimet thanë se sulmi ishte një nga disa opsione të diskutuara gjatë takimit midis Trump dhe ekipit të tij të sigurisë kombëtare.
Media amerikane raporton se presidenti ende shpreson se kërcënimi i veprimeve ushtarake të SHBA-së do ta çojë Iranin të pranojë kërkesat e tyre në bisedimet bërthamore.
Lajmi kryesor:
Trump: Irani të dorëzohet pa kushte, është vonë për të negociuar! Khamenei: S’dorëzohemi kurrë! Nëse SHBA sulmon, do ketë pasoja të pariparueshme (VIDEO)
Xh.D/ReportTv.al