Gjatë një prej udhëtimeve të tij të shumta në Shqipëri gjatë viteve të fundit, Jared Kushner shkoi për hiking përgjatë një bregdeti mesdhetar me duna rëre të paprekura dhe plazhe të rrethuara nga shkëmbinj. Vendi, tha ai në një intervistë, ishte "madhështor" dhe "natyror."
Ai gjithashtu e quajti atë një “kanavacë të jashtëzakonshme” për ëndrrat e tij për zhvillimin e projekteve luksoze. “Është një vend ku njerëzit do të donin të ishin,” tha Kushner.
Tani, Kushner po kërkon të shndërrojë këtë pjesë të Shqipërisë në një lloj resorti luksoz për të cilin ish-presidenti Donald Trump do të mburrej, shkruan 'Washington Post'. Ky do të ishte projekti më i madh i Kushner deri tani, duke përdorur një pjesë të fondit të tij privat të kapitalit prej rreth 3 miliardë dollarë, i financuar kryesisht nga investitorë në Arabinë Saudite dhe shtete të tjera të Gjirit, për të sjellë turizmin ndërkombëtar në një zonë që ngeci sa i takon zhvillimit për shkak komunizmit.
Por, projekti i planifikuar nga Kushner po përballet me reagime negative lokale dhe ndërkombëtare për shkak të mundësisë së dëmtimit të mjedisit. Grupet e ambientalistëve paralajmërojnë se ndërtimi i vilave mund të shkatërrojë habitatin për pelikanët, flamingot dhe disa specie të rrezikuara, si dhe të minojë përpjekjet ndërkombëtare për të ruajtur një nga ekosistemet e fundit të egra bregdetare në Mesdhe.
"Kam shqetësime të mëdha," tha Ryan Gellert, CEO i kompanisë Patagonia, e cila ka punuar me Shqipërinë për të ruajtur lumin e fundit të egër në Europë, Vjosën, jo shumë larg vendit ku Kushner planifikon të ndërtojë vilat luksoze.
“Është një zonë mahnitëse, unike në të gjithë Mesdheun. Dhe ideja që ata ta zhvillojnë këtë, veçanërisht në mungesë të një masterplani, është një ide vërtet e keqe”, tha Gellert në një intervistë.
Ky projekt është të paktën hera e dytë që Kushner ka bashkëpunuar me qeveritë në Ballkan që janë miqësore me ish-presidentin Trump, me ndihmën e të paktën një ish-zyrtari të administratës Trump me lidhje të thella me udhëheqësit e atyre kombeve, një praktikë biznesi që shumë Demokratë dhe kritikë të tjerë e quajnë konflikt interesi.
Ish-këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka pranuar miliarda nga fondet sovrane të investimeve të vendeve me të cilat ai kishte marrëdhënie si zyrtar qeveritar dhe tani po investon në vendet me të cilat do të merrej vjehrri i tij nëse zgjidhet sërish president. Sipas një letre të fundit nga kryetari i Komisionit të Financave të Senatit, Ron Ëyden, një Demokrat nga Oregoni, Kushner fiton rreth 40 milionë dollarë në tarifat e menaxhimi, pavarësisht se çfarë ndodh me investimin, dhe mund të fitojë shumë më tepër nëse marrëveshjet janë fitimprurëse.
Kushner pranoi në një intervistë me The Washington Post se ai përfitoi nga marrëdhëniet e zhvilluara gjatë kohës që ishte në qeveri, por bëri një dallim midis shitjes së ekspertizës së tij dhe krijimit të një kompanie investimesh.
“Shumë njerëz” largohen nga qeveria dhe “ata në një farë mënyre shesin shërbimet e tyre, e dini, bazuar në marrëdhëniet e tyre. Unë nuk doja ta bëja atë,” tha Kushner. “Unë gjithmonë kam qenë një investitor.”
Kushner dhe partnerët e tij gjithashtu kundërshtojnë që projekti do të dëmtojë ekosistemin. Asher Abehsera, CEO dhe partner i Affinity Global Development, firma e zhvillimit të Kushner, tha se projekti do të “përmirësojë” zonën, jo ta kërcënojë atë. Kushner tha se projekti do të “respektojë të gjitha kërkesat mjedisore” dhe do të jetë “shumë i qëndrueshëm”.
Kushner është ndihmuar nga fakti se Shqipëria po përpiqet të përfitojë nga bum turistik që po pasuron Evropën Jugore, përfshirë fqinjët në Ballkan. Dhe Shqipëria drejtohet nga një kryeministër që kishte kërkuar të punonte ngushtë me Trump gjatë mandatit të tij të parë dhe do të kishte një shans të dytë nëse Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Kryeministri, socialist Edi Rama, gjithashtu ishte takuar disa herë me të dërguarin e atëhershëm të posaçëm të Trump për Ballkanin, Richard Grenell, i cili tani punon për kompaninë e Kushner për të zhvilluar marrëveshje në Evropën Lindore.
Harta ku planifikohet të ndërtohet resorti i Kushner, Laguna e Nartës dhe aeroporti i Vlorës
Kushner po planifikon dy projekte në Shqipëri, por ai më i diskutuar është në zonën e Zvernecit, një parajsë e fshehur me plazhe dhe shkëmbinj, me Detin Adriatik në njërën anë dhe një lagunë në anën tjetër. Zona është parë prej kohësh si një thesar për investitorët potencialë. Gjithashtu ka qenë e ndaluar si një peizazh i mbrojtur, ku një shenjë paralajmëron madje edhe kundër kampingut.
Por, qeveria shqiptare kohët e fundit ndryshoi një ligj për të hapur ‘derën’ për turizmin luksoz, në objekte me “5 yje ose më shumë”, në zona të tilla të mbrojtura. Zyrtarët thonë se është jorealiste të izolohesh nga pjesë potencialisht fitimprurëse të një vendi që po përpiqet të arrijë ekonomikisht pas dekadash izolimi.
Një muaj pas ndryshimit të atij ligji, Kushner ndau në rrjetet sociale ambiciet për projektin: Një sërë resortesh të lakuara ose komplekse vilash, të ndërtuara me gurë, dru dhe xham.
Pamjet madje përfshinin një avion që fluturonte, pasi në Vlorë pritet të ndërtohet edhe një aeroport.
“Është shumë e vështirë të thuash jo për zhvillimin ekonomik,” tha Besjana Guri, një nga themelueset e EcoAlbania, një organizatë joqeveritare mjedisore. Por, tha ajo, Shqipëria ka “diçka që vendet e tjera nuk e kanë, kështu që duhet ta mbash ashtu dhe të përfitosh prej saj në një mënyrë të ndryshme. Shqipëria ka ende natyrë.”
Një pronë e brishtë dhe potencialisht fitimprurëse
Në Shqipëri, prona ku Kushner kërkon të ndërtojë vilat luksoze, tani për tani, është tokë e pa-rrethuar, e arritshme në këmbë. Prej aty, përtej një plazhi gjysmë-milje të gjatë, ke disa kodrina. Lopët ushqehen me bar të ashpër. Insektet gumëzhijnë përreth shkurreve. Rrugët e këmbësorëve të çojnë edhe më lart, në një kreshtë të përqafuar nga dielli që, nga njëra anë, bie thikë drejt Adriatikut dhe, nga ana tjetër, zbret butë drejt lagunës. Ky vend quhet Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë.
Dhe është vendi ku Kushneri është përfshirë në një debat të nxehtë në Shqipëri mbi nevojën për ta ruajtur këtë zonë të egër apo për ta zhvilluar. Argumenti për ta ruajtur vjen edhe nga historia e trazuar e Shqipërisë. Deri në vitin 1990, vendi ishte nën kontrollin e diktaturës. Qeveritë e huaja paralajmëruan kundër udhëtimeve në Shqipëri. Ekonomia ishte prapa fqinjëve të Mesdheut. Ndoshta e vetmja përparësi, kur ‘perdja e hekurt’ ra, ishte se Shqipëria u gjet, pothuajse rastësisht,me një pasuri të natyrës së paprekur.
Zvërneci njihet për kënetat e kripura
Kafshët që kullosin lirshëm në gadishullin e Zvërnecit
Përcaktimi se sa prej kësaj natyre duhet të ruhet, ka qenë një sfidë kryesore për Ramën, i cili është në pushtet që nga viti 2013. Vitin e kaluar, duke punuar me grupet mjedisore dhe Patagonian, qeveria e Ramës shpalli Vjosën Park Kombëtar, lumi i fundit i egër në Europë. Rama e quajti parkun një “trashëgimi për brezat e ardhshëm.”
Por, Rama gjithashtu ka udhëhequr një zhvillim të shpejtë për turizmin dhe ekonominë e vendit. Qeveria e tij ka ofruar lehtësira tatimore dhe stimuj të tjerë për investitorët. Nën drejtimin e tij, përgjatë bregdetit, ndërtuesit kanë kthyer zona të qeta me pisha apo duna rëre, në hotele, apartamente dhe vila. Kohët e fundit, ndërsa Shqipëria ka fituar një reputacion si destinacion me kosto të ulët, ai ka bërë përpjekje që vendi gjithashtu të ketë “turizëm të profilit të lartë.”
Rama dhe zyra e tij e shtypit nuk iu përgjigjën kërkesave për koment, shkruan Washington Post. Por në një deklaratë vitin e kaluar, ai tha se “çfarë mund të gjenerojnë 400 jahte është e barabartë me atë që mund të fitohet nga 40,000 vizitorë me kosto të ulët.”
Shqipëria u shfaq në ‘radarët’ e Kushner në vitin 2021, kur një mik ia përshkroi Shqipërinë si një destinacion që duhet parë. Kushner shkoi. Ai u takua me Ramën gjatë atij udhëtimi, tha ai në një intervistë, por nuk diskutoi për ndonjë sipërmarrje të veçantë biznesi. Bumi turistik në Shqipëri mbeti në mendjen e tij, megjithatë, kur u kthye në Shtetet e Bashkuara filloi të mendojë dhe kështu ai dërgoi partnerin e tij të biznesit, Abehsera, për të parë vendin dhe për të zhvilluar idenë për një projekt. Kushner kujtoi se Rama i tha se “nëse mund të zhvilloni diçka shumë speciale, jam mendjehapur.”
Kushner ishte përsëri në Shqipëri vitin e kaluar, tha ai, duke kaluar disa ditë me gruan e tij, Ivanka. Së bashku me Grenell, ai vizitoi një muze kombëtar me Ramën, sipas fotografive të publikuara në mediat shqiptare.
Disa politikanë shqiptarë thanë se Rama ka kohë që e ka ngritur idenë e zhvillimit të ishullit të Sazan. Ajo zonë ka më pak debate për dëmtimin e mjedisit, sepse nuk është zona e përcaktuar si e mbrojtur.
Me Zvernecin, Abehsera, partneri i Kushner në biznes, tha se mundësia për ta zhvilluar atë u hodh fillimisht nga Kastrati Group, i cili dominon disa industri kryesore në Shqipëri, përfshirë naftën. Abehsera tha se Kastrati Group do të ishte potencialisht “partneri ynë lokal i ndërtimit në terren.” Zyrtarët e Kastrati Group nuk iu përgjigjën një kërkese për intervistë, shkruan Washington Post.
Shqipëria ende nuk ka marrë një propozim zyrtar nga Kushner për projektin në Zvernec. Por Kushner tha se Rama e ka parë personalisht projektin dhe është “shumë, shumë i emocionuar.”
Ambientalistët kundërshtojnë pasi kjo zonë bregdetare është një nga habitatet më të rëndësishme në Evropë, e jashtëzakonshme për diversitetin e saj natyror: Ajo ka dunat e rërës që strehon breshka deti dhe një lagunë që shërben si një strehë për zogjtë e ujit. Një raport i vitit 2021 nga Andrej Sovinc, një ekspert mbi zonat e mbrojtura që punon në emër të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, tha se laguna kishte “vlerë të konsiderueshme ruajtjeje në shkallë kombëtare dhe madje globale.”
Zona e planifikuar për zhvillim është vetëm tetë milje në jug të grykës së Vjosës. Aleko Miho, një biolog në Universitetin e Tiranës, thotë se dy vendet janë të lidhura: Lumi ndër shekuj formoi lagunën duke depozituar sedimentet. Në raportin e tij, Sovinc ngriti idenë që laguna gjithashtu të bëhet park kombëtar, një status më i lartë se ai që mban aktualisht. Sovinc kujtoi që zyrtarët shqiptarë, në takime, e quajtën një lëvizje të tillë të panevojshme; zona, përfundimisht, ishte tashmë e mbrojtur.
Aleko Miho, biolog në Universitetin e Tiranës, ka studiuar dhe shkruar për lagunën ku Kushner planifikon të ndërtojë
Ambientalistët flasin edhe për aeroportin, i planifikuar të hapet vitin e ardhshëm, i cili gjithashtu ishte pjesë e zonës së mbrojtur. Pak para se të niste ndërtimi, qeveria zvogëloi kufijtë e zonës së mbrojtur.
“Është një mbrojtje në letër, por jo në realitet,” tha Ulrich Eichelmann, themeluesi i organizatës Riverwatch.
Pastaj, në shkurt, ndërsa OJQ-të protestuan jashtë parlamentit, qeveria ndryshoi ligjin mbi zonat e mbrojtura, duke hequr një pengesë të mundshme për planet e Kushnerit.
Disa ligjvënës, të cilët folën në kushtet e anonimitetit për të ndarë detaje të legjislacionit, thanë se qeveria nuk e kishte ndryshuar ligjin specifikisht për Kushnerin. Ata thanë se disa politikanë shqiptarë zotërojnë tokë në zonat e mbrojtura dhe do të përfitonin nga ndryshimet. Rama tha në mediat sociale se ky ndryshim ishte pjesë e “rrugës ambicioze të Shqipërisë për zhvillim të qëndrueshëm.”
Ministrja e Shqipërisë për Turizmin dhe Mjedisin, Mirela Kumbaro Furxhi, tha në një intervistë se “gjithë Shqipëria është e hapur për zhvillim.” Ajo tha se "një vend i vogël nuk mund të përballojë të mbrojë sipërfaqe të gjera toke, zyrtarisht më shumë se 21 përqind e territorit të Shqipërisë, për të parandaluar përparimin ekonomik". Në dekadat e fundit, të rinjtë kanë ikur nga vendi në kërkim të punëve diku tjetër. Shumë nga fshatrat përreth vendeve ku Kushner planifikon ndërtimin e resorteve janë të banuara pothuajse tërësisht nga pensionistë dhe mund të përfitojnë nga një rritje e mundësive për punë.
A mund të bashkëjetojnë një resort dhe një ekosistem?
Plazh në Zvërnec
Projekti i hartuara nga Affinity paraqet një vizion për të ardhmen e kësaj zone. Abehsera tha se disa mijëra njerëz do të kenë vende pune, si në ndërtim ashtu edhe në sektorin e turizmit pranë hoteleve dhe vilave. Ai shtoi se “konsideratat mjedisore janë të mëdha” dhe se cilësia e lagunës mund të përmirësohet, duke shtuar se flamingot dhe pelikanët do të mbrohen.
Joni Vorpsi, 28 vjeç, një ornitolog që punon për Shoqatën për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, ka frikë se kjo nuk do të jetë e mundur. Ndërsa ecte përgjatë lagunës një mëngjes, duke mbajtur tripodin dhe dylbitë e tij, ai përshkroi se çfarë mund të ndodhë në vitet e ardhshme, ndërsa ndalonte për të treguar zogjtë me krahë të zinj dhe flamingot, të mbledhura në një grup prej më shumë se 1,000. Projekti i Kushner, tha Vorpsi, do të thotë vite ndërtimi, rrugë të reja dhe punime infrastrukturore për të siguruar furnizimin me energji, plus rritje të trafikut për aeroportin e Vlorës.
“Nuk mund të bashkëjetojnë,” tha ai. “Edhe nëse përpiqesh të jesh i kujdesshëm, ka aq shumë shqetësim.”
Ai pranoi se jo të gjithë kujdesen për zogjtë. Por për Joni Vorpsin, ata janë një tregues i një mjedisi të shëndetshëm, i një natyre në ekuilibër. Ata ushqehen me bimët në lagunë, dhe në këmbim, kjo e mbron lagunën nga tharja prej vegjetacionit.
Një mëngjes, i vetmi person që po shkonte drejt ujit ishte një peshkatar vendas
Ka ende disa pengesa që resorti të bëhet realitet, përfshirë në Uashington. Kushner dhe Ivanka, vajza e Trumpm të dy kanë thënë se nuk planifikojnë të kthehen në Shtëpinë e Bardhë nëse Trump zgjidhet përsëri. Por Kushner ka lënë një mundësi hapur, duke vënë në dukje në intervista të ndryshme se jeta e tij nuk ka funksionuar gjithmonë siç ka planifikuar, si kur Trump e solli atë në Shtëpinë e Bardhë.
Nëse Kushner do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, aktivitetet e tij investuese mund të krijonin pamjen e konflikteve të interesit. Si një punonjës i qeverisë, ai do të duhej të publikonte detaje financiare mbi kompaninë e tij private që aktualisht nuk është i detyruar t’i zbulojë.
Kushner ka penguar përpjekjet e demokratëve që duan të mësojnë më shumë rreth marrëdhënieve të tij financiare. E vetmja gjë që Kushner është i gatshëm të parashikojë është trajektorja për Shqipërinë. Ai thotë se vendi është “i përgatitur për diçka të veçantë.”
"Çmimet janë të arsyeshme, tha ai. Njerëzit janë miqësorë." “Koha ime në Shqipëri më bëri me të vërtetë të ndiej se ishte një vend në rritje,” tha ai./Pështati në shqip nga Washington Post, Shqiptarja.com
Te mos lejohet ndertimi i resortit ne zvernec,,eshte shume afer lagunes te nartes,,te largohet 100 km.ne distance.nga te dy hyrjet ne lugine,,,po i dha lejen rama quhet shkatarrim...
PërgjigjuNje mut te madh do fitojne zvernecjotet dhe Shqiptaret e ndershem ketu di jemi e do e kujtoni kete fjale! Kufirin te thana do ju vendosi.
Përgjigju...tani u more vesh pse do u beka aeroporti i vlores, dhe aty...narta e paska bishtin prapa
Përgjigju/SUFI/,100 % ke te drejte.Dhe me e keqja eshte qe maskarrlleqet qe gatuajne bashke Rama,Kushner,Grenell,Kastrati,politikanet me prona ne zone dhe arabet i marrim vesh nga /WP/ dhe asnje nuk ngre zerin dhe kur ngrihen,i harxhojne energjite per kufomat e Berishes dhe Metes,kur ka ardhur koha te ngrihen dhe per kermat e Rames e Kushnerit.Dhe ato 400 jahte qe do te gjenerojne te ardhura sa per 40 mije turiste low cost,sipas KRYEPYKES, do te shkaterojne gjithe ekosistemin zogjte do te ngordhin ose do largohen dhe peshqit do te zhduken,gjelberimin dhe natyren e eger do t'a zevendesoje betoni.Kur ai fashisti Trump ishte ne presidence,deshi te kthente nje zone dunore ne ishujt Britanike,ne mos gaboj ne Irlande, ne klub golfi me fusha golfi shoqeruar dhe me ambiente akomodimi.Vendasit u ngriten te revoltuar se nuk donin qe t'u prishej ekosistemi dhe cfare ekosistemi kishin krahasuar me Sazanin e Zvernecin,vetem rere e duna rere,kurse ne i kemi gjithe gjelberim e jete,dhe ato ata donin t'i mbronin! Duke qene se shqipot kane mbetur vetem tre llojesh,ata qe ngrihen vetem per kermat dhe jo per kauza te verteta,ata qe i bejne temena e i puthin te pasmet Rames dhe ata qe jetojne por qe kane vdekur per se gjalli e pranojne cdo gje qe u /shet/ shteti /bereqaves/deri diten kur te vdesin prej verteti ,do te doja me gjithe shpirt te kishim aty ne Zvernec e Sazan ata irlandezet t'u jepnin nje dru te mire atij birit te babait te arrestuar per korrupsion e dhenderit te nje fashisisti si Trump,Jared Kushner,atij Kryepykes qe vetem patriot nuk eshte, Rames qe /e do/ kaq shume vendin e tij sa po shkaterron ekosistemin e vendit, vetem e vetem se nuk di te gjeneroje asnje gje tjeter per Shqiperine pervec se turizem,atyre skutheve te fshehur Kastratit me shoke qe po tredhin shtetin e kryeministrin e vendit vetem per fitimet e tyre duke ngene cdo pjese te virgjer e te mbrojtur te natyres,asaj Kumbaros qe eshte Ding bell nga trute!! Hajdeni o irlandeze na shpetoni,se shqiptaret kane vdekur per se gjalli,nuk ka me shqiptare!!!
Përgjigju@Iris 100% dakort me ty
Matrapaza qe bejn lek ne kurriz te varferve. Asnje lek nuk ka me mbet ne Shqiperi perveq rroga 600 dollar e diss kamerierave. Shifni filmin Dirty Money per te kuptu kush eshte Kushner
PërgjigjuSufllaqet qenkan leshuar mire ketu. Po pse mo budallenj kujtoni se do perfitoni gjw ju? As me sy nuk keni per t'i pare me ato vende pasi t'u vere gardhin ai. Se dhe keta gardhin u vene, shkoni shikoni si e kane bere ne Florida po deshet, do quhet prone private dhe kaq.
PërgjigjuNuk ka ambientaliste te huaj. Eshte dora e grekeve nga xhelozia. Keshtu vepruan edhe me Vjosen.
PërgjigjuPse mos ta kthej i ka mundesite ekonomike qe ne kohet . Trump dilte neper spote dikur e thoshte me shit karrocen e supermarketit makinen edhe femijen... imagjino nipi i tij ne zvernec. Gjej shesh bej pershesh... ishalla eshte ne sherbim te komunitetit edhe jo vetem per agallaret...
PërgjigjuO lushka, nuk eshte nipi, eshte shtypesi i Ivankes, te pakten ne leter, se me gjakun sllav qe ka Ivanka, ky as nuk e gudulis te gjoren, jo ta ngope.
me duna rëre të paprekura dhe plazhe të rrethuara nga shkëmbinj. Do vijnë investimet strategjike e do e kthejnë vendin në një Cruise ship artificial, jo natyror
Përgjigju