Për të tretin vit me radhë, Safet Plangaj fiton vendin e parë në kategorinë We Too në Maratonën e Tiranës. Edhe këtë vit në maratonë nuk munguan kategoria frymëzuese e personave me aftësi të kufizuara. Për Report Tv, Plangaj tregon vështirësitë e personave paraplegjikë për të marrë pjesë në eventin më të madh sportiv të kryeqytetit.
Garën nuk ia lë aspak rastësisë, e vendin e parë për të tretin vit radhazi e ka fituar me mund e punë.
“Shumica nuk marrin pjesë sepse parashikimet janë shumë të mëdha në Shqipëri. Ka shumë njerëz që nuk marrin pjesë vetëm për këtë arsye. Jam shumë i lumtur, krenar. Falënderoj familjen dhe shoqërinë për mbështetjen.
Unë përgatitem për garën, unë merrem me gjimnastikë dhe gjithmonë jam në lëvizje, ushtrime”, tregon ai për Report Tv.
E quan një ditë të veçantë, ndërsa tregon se u përball me konkurrentë shumë të fortë.
“Kjo ditë për mua është e veçantë se mora vendin e parë, një lodhje shumë e madhe, ia arrita t’ia dal me konkurrentë shumë të fortë. Krejt vijnë këtu që të argëtohen dhe pse jo të marrin edhe një çmim. Është hera e tretë që marr pjesë dhe hera e tretë që fitoj vendin e parë”, tha Plangaj.
Një tjetër pjesëmarrës i kategorisë ‘We Too’ rrëfeu për Report Tv emocionet e kësaj gare. Ai thotë se paraplegjikët vrapuan për të mbështetur një kauzë të rëndësishme, duke përcjellë mesazhe shprese dhe guximi.
“Unë jam përfaqësues i shoqatës së invalidëve që janë këtu. Është diçka shumë e bukur për ne dhe këdo. Është diçka që edhe ne e shijojmë jetën sado pak. Është diçka shumë e mirë, ndihemi njësoj si të tjerët. Çdo vite paraplegjikët kanë dalë dhe do vazhdojnë se kjo është dita jonë. Sot ka shkuar shumë mirë, shumë qetë. Është hera e dytë që marr pjesë”, tregon ai.
Rreth 5 mijë pjesëmarrës iu bashkuan Maratonës së Tiranës në katër kategori, “Marathon” 42 km, “Half Marathon” 21 km, “Tirana 10K”, 10 km, dhe “We Too”.
2-Denis Kaplani
3-Napolon Nadilaj
2-Enjola Duraku
3-Fatbardha Nuzi