Presidenti ukrainas Zelensky, ai francez Macron, kryeministri britanik Starmer dhe kancelari gjerman Merz

Bota

WSJ: Trojka europiane me kundërpropozim ndaj planit të Putinit! Në fillim armëpushim, më pas shkëmbim i ndërsjellë territoresh dhe Ukraina në NATO

9 Gusht, 20:41| Përditesimi: 9 Gusht, 20:56

  • Share

Trojka europiane; Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, dalin me një kundërpropozim për planin e presidentit rus Vladimir Putin për Ukrainën dhe dhënien fund të luftës trevjeçare.

Ata kërkojnë gjithashtu që çdo lëshim territorial nga Kievi të shoqërohet me garanci të palëkundura sigurie, përfshirë pranimin përfundimtar të Ukrainës në NATO. Sipas këtij kundërpropozimi evropian dhe ukrainas, territoret si Donetskun dhe Luhansku, do shkëmbehen vetëm pas armëpushimit dhe plotësimit të disa kushteve.

Kështu raporton gazeta amerikane “Wall Street Journal” së fundmi.

Konsultimet mbi këtë kundërpropozim, sipas artikullit, përfshijnë ndër të tjera, qeveritë e Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Ukrainës.

Qëllimi i Evropës është të tërheqë një "vijë të kuqe" të përbashkët me Ukrainën, e cila, sipas zyrtarëve evropianë, duhet të zbatohet për çdo negociatë të mundshme me Rusinë.

Propozimi evropian përfshin kërkesa për armëpushim përpara se të merren masa të tjera. Ai gjithashtu thotë se shkëmbimi i territoreve mund të bëhet vetëm në mënyrë reciproke, domethënë, nëse Ukraina tërhiqet nga disa zona, Rusia duhet të tërhiqet nga të tjerat.

“Është kritike që plani evropian, i cili iu prezantua zëvendëspresidentit të SHBA-së J.D. Vance , Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, të dërguarit të Trump në Ukrainë, Keith Kellogg, dhe të dërguarit të SHBA-së në Moskë, përcakton gjithashtu se çdo lëshim territorial nga Kievi duhet të shoqërohet me garanci të palëkundura sigurie, duke përfshirë edhe pranimin përfundimtar të Ukrainës në NATO”.

Sipas WSJ, plani evropian iu prezantua palës amerikane nga këshilltarët kryesorë të udhëheqësve evropianë, me Vance-in “të pranishëm” në takim, ndërsa shumica e zyrtarëve të tjerë amerikanë morën pjesë nëpërmjet video-lidhjes.

Në takimin e tyre me Vance-in, zyrtarët evropianë përsëritën se e ardhmja e Ukrainës nuk mund të diskutohet pa Ukrainën. Çfarëdo që të ndodhë në Uashington, Evropa do të vazhdojë t'i ofrojë armë dhe para Ukrainës, tha një zyrtar i lartë evropian.

Kushti kryesor i propozimit të Putinit është tërheqja e trupave ukrainase nga rajoni lindor i Donbasit, ndërsa Moska do të mbajë kontrollin e Donetskut, Luhanskut dhe Krimesë.

Konkretisht, propozimi rus parashikon një armëpushim të plotë nëse Ukraina tërheq forcat e saj ushtarake nga i gjithë rajoni lindor i Donetskut. Edhe pse Rusia kontrollon pjesën më të madhe të rajonit, Kievi ende mban pjesë të rëndësishme të tij.

Sipas planit, Rusia do të mbajë kontrollin e rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut, si dhe të Krimesë, të cilat i ka aneksuar që nga viti 2014. Sipas informacionit të cituar nga media, presidenti rus po tregon fleksibilitet në negociata, duke lënë territoret e pushtuara nga trupat ruse në Kherson dhe Zaporizhia.

Propozimi - nëse miratohet - do të zbatohet në dy faza: fillimisht, Ukraina do të tërhiqet nga Donetsku dhe vijat e frontit do të "ngrihen". Në një fazë të dytë, Putin dhe Trump do të bien dakord për një plan përfundimtar paqeje (ndoshta më 15 gusht në Alaska), i cili më pas do të diskutohet me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?