Ferdinand Xhaferraj sot në Report Tv
Ish-deputeti Ferdinand Xhaferraj i quajti pretendimet e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, për vjedhjen e votave nga grupet kriminale si në rastin e Elbasanit si histori dhe retorikë politike, një qëndrim me dy standarde nga kreu i selisë blu sipas tij.
Ai kujtoi rastin kur e vetmja akuzë zyrtare nga PD-ja ka qenë se Suel Çela ka vendosur gurin e Rithemelimit të Berishës në Elbasan.
“PD humbi në qendër të qyteteve, të Tiranës, Durrësit, Elbasanit. Humbi votën e emigrantëve, pse nuk votuan? E thashë, Berishës i ka mbaruar koha politike. Ndaj e refuzuan. Kurse për vjedhjen e votave, ku historitë si me Elbasanin, para se të shpjegosh se Suel Çela, përfaqësues i krimit, ndihmoi me vota Sara Milen, duhet të shpjegosh pse u nda me Sali Berishën? Ne kemi të vetmen deklaratë zyrtare të qartë, të përgjegjshme, nga eksponentët e lartë të PD-së, se Suel Çela ka vendosur gurin e Rithemelimit në Elbasan. Pra retorika që ka ngritur për vjedhjen e zgjedhjeve, është e vetmja mundësi që zoti Berisha të qëndrojë aty. Ndaj edhe raporti i OSBE-ODIHR atë tregon se Edi Rama e do Berishën aty”, tha ai.
Xhaferraj thekson se opozitën kryetarit ia bën për të mirën e partisë, pasi duhet të ndahet nga halli personal dhe ta përdor për agjendën po personale.
“Edhe opozitën që i bëjmë zotit Berisha është se ky hall personal i zotit Berisha po vret hallin e PD-së. Unë jam për heqjen e non gratës së Berishës, por ndahen me faktin se s’ke pse paguan miliona dollarë për ta hequr. Ndahem me faktin se s’ke pse përdor PD-në dhe po rrënon alternativat, vetëm për t’i shërbyer agjendës personale”.
Lajmi kryesor:
Xhaferraj për Report Tv: Fshehja ndaj Salianjit, ditë turpi, e kanë frikë! PD kasolle dhe çetë e kryetarit, duhen zgjedhje! Berisha si ‘Windows 95’, me viruse të Gërdecit e 21 janarit
A.Q/ReportTv.al