Një ditë të trishtueshme dhe turpi e cilësoi Ferdinand Xhaferraj braktisjen e Ervin Salianjit nga liderët e partisë ditën që doli nga burgu dhe shkoi në seli.
Ish-deputeti i PD-së tha për 'Sot Live në Shqipëri" në Report Tv se ndërsa duhet të ishte një solidaritet, ata u fshehën të gjithë dhe heshtën, sepse i tremben atij për aktin që bëri. Ai thekson se PD i përket një çete të zgjedhir nga Berisha, i cili e ka kthyer partinë në një kasolle për interesa personale, e si kapiten i saj po e fundos anijen.
Duke paralajmëruar ndryshime dhe zgjedhje të reja brenda PD-së në vjeshtë, ai nënvizoi se nëse nuk do bëhen këto ndryshime me alternativa të reja si Salianji, atëherë në zgjedhjet lokale humbja do jetë edhe më e thellë. Pëer Xhaferrajn koha e Berishës ka mbaruar, ai është kthyer si një kompjuter me Windows të vitit 1995 të Microsoft-it, që është mbushur me viruse të gërdecit apo 21 janarit.
“Ishte ditë e trishtueshme. Në vend të kthehej në një ditë solidariteti në PD, u kthye në një ditë të rrënimit të madh të saj, në një ditë turpi. Kjo tregoi se partia nuk është ngritur dhe nuk shërben si një alternativë për të rrëzuar Edi Ramën, por është kthyer në një kasolle, që i shërben vetëm interesave personale të kryetarit dhe ndokujt tjetër aty. Salianji u burgos, ai u burgos për denoncim, nuk mund ta them politik, dhe partia e priti me heshtje. Edhe ajo fshehje dhe heshtje tregon se kujt realisht i takon PD-ja. Heshtja dhe fshehja mendoj se tregoi frikë. Po për çfarë? Jo pë Salianjin, por për aktin e tij, se ishte një denoncim ndaj korrupsionit. Dhe tregon se kujt i takon partia, një çete që janë blerë nga Berisha, ato 50 mandate një herë për të shkuar te ballkoni e njëherë te SPAK. Demokratët janë te Salianji, duan alternativë”, tha Xhaferaj në studion e Repor Tv.
Ai këmbënguli për reformim të PD-së dhe për spostimin e Berishës, sepse koha e tij kishte mbarruar dhe qëndrimi në krye vetëm e rrënon më shumë partinë dhe është kthyer në një kapiten që po e fundos anijen. Ai kërkoi lënien e hapësirave për alternativat e reja si Ervin Salianji.
“Kjo vjeshtë duhet të ketë zgjedhje për PD-në. I shikoni urdhrat për shkarkim drejtorësh, ky është rrëznim i qeverisë dhe institucional, kanë dështuar të gjitha, kush i la ndërtimet. Edhe këto veprime antiinstitucionale të kryeministrit tregojnë opozitën e dobët. Nuk abuzon pushteti në këtë mënyrë kur opozita është e fortë. Ku ka degraduar përfaqësimi jonë? Vetëm në shprehjen e hallit personal të kryetarit të partisë, që është kthyer në kapiten që po fundos anijen”, vijoi ish-deputeti demokrat.
Në analogji krahasimore, ai e cilësoi Berishën me programin kompjuterik Windows të vitit 1995.
“Ju mendoni se fryma krijohet me post, alternativa krijohet me post? E kundërta është e vërtetë, kur postet uzurpohen, do ishte mirë që ai grup të mos ekspozohej si ata që shkojnë te ballkoni dhe SPAK-u. Nuk kam asgjë me ta, por realiteti është ky. Berisha i 2025 është kthyer si Windows-i i 1995 i Microsoftit. Ai i vjetër është mbushur me viruse, me 21 janarit, me Gërdecin dhe të tjera. Jemi në krah të Berishës të gjithë për kohën e bashkëpunimit, por kjo s’na pengon të themi të vërtetën. E kam thënë se Berisha ka kontribut, por vjen një kohë që nuk je më vagon i rëndësishëm”, tha ish-ligjvënësi i PD.
Xhaferraj tregon se ambienti në PD pas daljes së Salianjit po zien dhe veprimi i tij është i duhuri për ta ringritur partinë, duke i dhënë mbështetjen.
“Veprimi i Salianjit është i duhuri, për të ringritur Partinë Demokratike. Unë do mbështes si zotin Salianji, ashtu edhe të tjerët që mbështetet në këto parime dhe alternativa, kundër pushtetit, patjetër do ketë mbështetjen time personale. Nuk e paralajmëroj unë, është ambienti që zien, një drejtues i lartë i PD i dënuar se ka denoncuar, del dhe shkon në seli, të tjerët fshihen. Nuk respektohet statuti atje, funksionon si çetë. Po të funksiononte statuti, i pari që duhet të ikte është Berisha. S’e bën Salianji, do e bëjë një tjetër, s’do lindi alternativa në vjeshtë, do nisi në pranverë”, nënvizoi ai.
Ish-deputeti la të kuptohej se edhe rezultati i zgjedhjeve ishte i paravendosur, teksa kryeministri e ka kapur Berishën, nëpërmjet drejtësisë dhe vulës së partisë.
“Rezultati ishte i paravendosur, ndeshja e trukuar, ishin ndeshje të turpshme, e kam thënë. Edhe kjo e Salianjit këtë tregon. Ndaj kreu i opozitës thotë se zgjedhjet ishin vjedhur, se atë duhet që të thotë, ndryshe duhet të largohej. Ndaj edhe raporti i OSBE-ODIHR u bë në atë mënyrë sipas informacioneve të mia, qeverisë i intereson pak kritikë brenda raportit, që Berisha të jetë në krye të PD-së, e të pretendojë manipulimin e zgjedhjeve, të ketë atë përballë. Do që ta ketë aty, e ka kapur, edhe me sistemin e drejtësisë, edhe me dhënien e vulës”, theksoi Xhaferraj për Report Tv.
Në fund edhe një koment për partitë e reja, ku evidentoi përçarjen e partive të vogla dhe sjelljen e tyre me mentalitet të vjetër, duke mos e maksimalizuar votën në mandate fatkeqësisht.
“Populli e dha mesazhin, kërkon ndryshimin, votoi partitë e reja edhe pse ekspozuan praktika të një politike të vjetëruar edhe pse ishin të reja. Fatkeqësisht votat e partive të vogla nuk u përkthyen në mandate për shkak të sistemit. Ndaj e rithem se PD duhet ribërë, duhen ndryshime në vjeshtë, nëse PD-ja do jetë e kapur nga Berisha, në zgjedhjet lokale do shohësh që do rrënohet edhe më tej”, përfundoi ai komentin e tij.
Ferdinand Xhaferraj sot në Report Tv
Ish-deputeti Ferdinand Xhaferraj i quajti pretendimet e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, për vjedhjen e votave nga grupet kriminale si në rastin e Elbasanit si histori dhe retorikë politike, një qëndrim me dy standarde nga kreu i selisë blu sipas tij.
Ai kujtoi rastin kur e vetmja akuzë zyrtare nga PD-ja ka qenë se Suel Çela ka vendosur gurin e Rithemelimit të Berishës në Elbasan.
“PD humbi në qendër të qyteteve, të Tiranës, Durrësit, Elbasanit. Humbi votën e emigrantëve, pse nuk votuan? E thashë, Berishës i ka mbaruar koha politike. Ndaj e refuzuan. Kurse për vjedhjen e votave, ku historitë si me Elbasanin, para se të shpjegosh se Suel Çela, përfaqësues i krimit, ndihmoi me vota Sara Milen, duhet të shpjegosh pse u nda me Sali Berishën? Ne kemi të vetmen deklaratë zyrtare të qartë, të përgjegjshme, nga eksponentët e lartë të PD-së, se Suel Çela ka vendosur gurin e Rithemelimit në Elbasan. Pra retorika që ka ngritur për vjedhjen e zgjedhjeve, është e vetmja mundësi që zoti Berisha të qëndrojë aty. Ndaj edhe raporti i OSBE-ODIHR atë tregon se Edi Rama e do Berishën aty”, tha ai.
Xhaferraj thekson se opozitën kryetarit ia bën për të mirën e partisë, pasi duhet të ndahet nga halli personal dhe ta përdor për agjendën po personale.
“Edhe opozitën që i bëjmë zotit Berisha është se ky hall personal i zotit Berisha po vret hallin e PD-së. Unë jam për heqjen e non gratës së Berishës, por ndahen me faktin se s’ke pse paguan miliona dollarë për ta hequr. Ndahem me faktin se s’ke pse përdor PD-në dhe po rrënon alternativat, vetëm për t’i shërbyer agjendës personale”.
Komente
