Deputeti i legjislaturës aktuale të parlamentit shqiptar, Ferdinand Xhaferraj, përsërit thirrjen e tij për largimin e Sali Berishës nga partia Demokratike pas humbjes historike në zgjedhjet e 11 majit.
Ai përsëriti respektimin e statutit të partisë i votuar si ‘Neni Basha’, por që tani nuk po e zbaton vetë.
Xhaferraj thotë se tani Berisha duhet të largohet për shkak të humbjes në zgjedhjet e 11 majit dhe se konsiderimi i kësaj gare si farsë elektorale prej tij, nuk është gjë tjetër veçse alibia për të mos u larguar nga drejtimi i PD-së.
“Reformoi statutin, vendosi në nenin 46 të statutit që kryetari në çfarëdolloj rrethane dhe pa asnjë justifikim jep dorëheqje nëse humbet zgjedhjet dhe nuk pranon të japë dorëheqjen dhe të largohet”, u shpreh Xhaferaj sipas ‘JavaNews’.
Edhe pse pohon se mbështeti rikthimin e Berishës pas vitit 2021 pas debateve të brendshme në PD dhe krizës së gjatë që përjetuan, me qëllim bashkimin e opozitës dhe fitoren e zgjedhjeve, por tani Xhaferraj mendon se me lëvizjet që Berisha bëri para zgjedhjeve, nuk e solli dot opozitën në pushtet.
Deputeti mendon se si një njeri “non grata” në SHBA dhe i penalizuar nga ndërkombëtarët, berisha nuk e mund dot Ramën dhe as e sjell dot PD-në në pushtet.
“Rikthimi është vetëm për axhendë personale. Ku mund t’a çojë opozitën ky njeri që akoma ngeli i sanksionuar dhe nuk lejohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikë dhe në Britanisë e Madhe” tha Xhaferaj.
Në gjykimin e tij, Kryeministri Edi Rama mund të largohet nga pushteti, por vetëm nga një opozitë që sikundër thotë duhet të ketë drejtim të ri. Për vete ka vendosur të marrë një iniciative, njësoj si ajo e inicuar prej Berishës, para 4 vitesh të pagëzuar prej tij “Foltore”. Ai thotë se ka mbështetje në bazë, ndërsa sfidon edhe grupin e ri parlamentar.
“Për disa kolegë që mua më vjen keq që po kthehen në rrogëtarë, por Partia Demokratike është shumë e më shumë më tepër se kaq”, nënvizoi ai.
Xhaferraj shprehu kritika për disa iniciativa të qeverisë, sikundër ishte edhe aksioni ne Theth në mes të sezonit turistik.
Komente
