VIP & Spektakël

Xhesika Polo për operacionin plastik: Jam shumë e kënaqur nën lëkurën time

13 Qershor 2018, 12:34| Përditesimi: 13 Qershor 2018, 13:12

  • Share

Çdo ditë e më shumë njerëzit e ekraneve pranojnë hapur se kanë kryer ndërhyrje plastike. E rradhës ka qenë këngëtarja Xhesika Polo e cila në emisionin Rreze Dielli Report Tv ka pranuar operacionin plastik që ka bërë në gushë. Tashmë ndihem shumë e lumtur shprehet Xhesika , e cila thotë se do të kryente sërish një tjetër nëse do të ishte e nevojshme.

“Unë kam pas një ndërhyrje estetike në gushë, që është një ndërhyrje minimale. Kam hequr këtë dhjamin e gushës. Doktoresha më ka bërë ta publikoj hapur faktin që kam bërë këtë ndërhyrje. Ajo ma futi në tru që nuk është asgjë e gabuar, por bën një gjë që të bën të ndihesh mirë dhe të rrit vetëbesimin. Unë jam shumë e lumtur me këtë gjë dhe rezultatet kanë qenë shumë të mira. Jam shumë e kënaqur nën lëkurën time.”

Xhesika Polo

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?