Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka ngritur në Kuvend çështjen e arrestimit të Ilir Metës. Nga Foltorja e Kuvendit, Xhixho iu drejtua ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha të cilit i kujtoi një kërkesë që u ka dërguar Partia e Lirisë, përmes së cilës duan emrat e policëve që ishin pjesë e operacionit për arrestimin e Metës. Xhixho tha se nëse nuk marrin përgjigje deri sot do bëjnë kallëzim penal.
"U kemi dërguar një letër, për trajtimin çnjerëzor që i keni bërë ish-kryetarit të Kuvendit, ish-presidentit, dhe ish-kryeministrit të vendit me urdhër të Ramës. Ju jeni përgjegjës për atë trajtim çnjerëzor të një personi i cili nuk i është shmangur në asnjë moment drejtësisë. Keni shkelur kushtetutën e vendit ku ata policë me maska pa mjet identifikimi, duhet ti thoni atij si çdo qytetari, vendimin e gjykatës dhe shkakun e arrestit, të drejtat kushtetuese dhe të drejtën për avokat dhe këtë nuk e ka thjesht Meta, por çdo qytetar. Ju keni urdhëruar ata policë me maska të bëjnë atë trajtim, u kemi dërguar kërkesë për informacion, e nëse nuk e ke lexuar ende dhe nuk na je përgjigjur si një detyrë kushtetuese po ua përmend edhe njëherë kërkesat tona. Ke mbi 5 vendime të Strasburgut për arrestime të paligjshme, por ti dhe të gjithë do mbani përgjegjësi. Kërkojmë: Kush janë personat, emrat e gjithë atyre policëve me kapuç, të gjithë personave që kanë marrë përispër të kryejnë atë pengmarrje politike, nga ana tjetër kërkojmë kush ka urdhëruar dhe udhëhequr atë operacion kriminal. Sot është data finale kur ne kemi kërkuar këtë informacion, nëse nuk ktheni përgjigje përgatituni për kallëzim penal kundër jush dhe gjithë atyre", tha Xhixho.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Gjykata rikthen PD në sallë, Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen, na dënove pa ligj! Peleshi: Dy standarde, kur s'u pëlqen vendimi digjni karrige
SI.E.//ReportTv.al