Yann Sommer

Sport

Yann Sommer për 'Topin e Artë': Shumë skuadra do kishin 'vdekur', e mrekullueshme çfarë kemi bërë

7 Maj, 09:14| Përditesimi: 7 Maj, 09:16

  • Share

Yann Sommer ka 36 vite mbi shpinë dhe gjithë përvoja duket në katërkëndësh. Fitorja e Interit 4-3 kundër Barcelonës dhe kalimi i tyre në finalen e Champions League e kishte një hero, portierin zviceran që shkëlqeu me pritjet e tij dhe u shpall "Njeriu i Ndeshjes".

Pas përballjes ai foli për 'Sky' duke thënë se shumë skuadra do ishin dorëzuar për mënyrën si shkoi loja. Për pritjet e tij, Marca në Spanjë e ka kthyer vëmendjen te 'Topi i Artë', duke thënë se Sommer mund të jetë një nga kandidatët.

"Ndjenja e parë? Jam shumë i lumtur, një ndeshje e jashtëzakonshme. 

Pritja më e vështirë? Nuk e di, e fundit ishte një pritje e veçantë. Yamal është një lojtar shumë i fortë, ai gjithmonë hyn dhe gjuan. Jam i lumtur që nuk shkoi brenda. 

Më shumë vetëbesim pas golit të Acerbit? Shumë ekipe do të kishin 'vdekur' në 3-2, ne nuk u dorëzuam deri në fund”, tha mes të tjerash Sommer.

Portieri zviceran bëri disa pritje të mrekullueshme. Sipas "Marca", këto ndërhyrje mund t'i sjellin atij edhe 'Topin e Artë' nëse finalja shkon siç shpresojnë të gjithë tifozët e Interit. Në një vit pa një kandidat të qartë, pyet gazeta sportive e Madridit, a mund të jetë radha e një portieri? Dhe atëherë Sommer do të ishte kandidati ideal.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?