VIDEO/ Yjet e muzikës botërore, vajzat e grupit ‘ABBA’ shijojnë pushimet në Sarandë

20 Korrik, 18:50| Përditesimi: 20 Korrik, 19:13

  • Share

Shqipëria turistike është kthyer në kryefjalë jo vetëm të mediave të huaja, por tashmë ka marrë edhe vëmendjen e figurave më të rëndësishme të botës.

Kësaj radhe, është grupi legjendar ABBA që është filmuar duke kaluar pushime në Sarandë. Në rrejt po qarkullon një video, ku dy vajzat e grupit ABBA shijojnë tingujt e muzikës dhe shfaqen duke kërcyer në një prej lokaleve të natës.

Kujtojmë që vetëm pak javë më parë, edhe regjisori legjendar Oliver Stone që pushonte në Jalë.  

Abba janë një nga grupet më të famshme dhe më të shitura të popit në botë. Grupi Abba përbëhej nga 4 persona, Agnetha Fältskog, Björn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid 'Frida' Lyngstad.  Grupi u formua zyrtarisht në 1972 dhe u nda në 1982.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Une: 21/07/2024 01:16

    Lajm hala boli

    Përgjigju
    • Toni: 21/07/2024 11:20

      O “unë” mos e ke emrin tutkun? Gjë e trashë antishqiptare…

    • Mara emigrante ne Itali: 21/07/2024 08:00

      Po pse eshte lajm bol more une ,?ju sikur nuk doni qe te flitet mire per Shqiperine more te mallkuar ,kjo tregon se jeni anti shqiptar ,turp kur sani vendin tuaj .Ky eshte nje lajm qe tregon se Shqiperia po njihet per bukurite e vendit , bregdetin dhe mikpritjen . Poshte antishqiptaret .

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?