Benjamin Pavard dhe Kleofina Pnishi

Sport

Ylli i Interit dhe i Francës i jep fund beqarisë në Sarandë, fejohet me modelen nga Kosova

23 Korrik, 22:44| Përditesimi: 24 Korrik, 08:53

  • Share

Benjamin Pavard, ish-kampioni i botës me Francën dhe aktualisht mbrojtës i Interit, ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të shënuar një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij.

Pavard ka udhëtuar në vendlindjen e partneres së tij, modeles, Kleofina Pnishi, në Kosovë për t’ia kërkuar “dorën” e vajzës nga babai i saj dhe më pas për të kurorëzuar dashurinë e tyre në Shqipëri.

Në një postim emocionues në Instagram, Pavard ka ndarë një foto ku shfaqet me Kleofinën në bregdetin e një resorti turistik në Sarandë. Ky moment romantik ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tij, të cilët kanë uruar çiftin për këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre.

S.Dh/M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 24/07/2024 07:12

    Urine! Jete te lumtur ciftit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?