Armando Meshau dhe Rei Meta

Ylli Pata: Përtej lemerisë së tragjedisë së Vlorës

8 Gusht 2023, 19:27| Përditesimi: 8 Gusht 2023, 19:28

  • Share

Ngjarja e tmerrshme e Vlorës prej 48 orësh po gozhdon opinionin. Ca më shumë edhe prej transmetimit të videos makabre të momenteve të fundit të jetës së viktimës, Armando Meshau, një qytetar i Vlorës që merrej me tregun e ndërtimit.

Ngjarja në të gjithë kuptimin e saj është një horror i vërtetë. Por si të gjitha ngjarjet tragjike, ajo kërkon kronikën e saj të hollësishme për të ardhur tek fundi i tmerrshëm. Personi që ka shkaktuar traumën që solli vdekjen është arrestuar menjëherë e ndodhet në polici i shoqëruar, e sipas gjasave edhe i arrestuar nga organi i akuzës.

Përtej kronikës, apo reagimit reaktiv të policisë pas ngjarjes tragjike, e gjithë kjo histori ka një kërcitje, e cila vijon të bezdisë, por pa asnjë reagim që duhet ta kishte që në momentet e para.

Personi që ka kryer rrahjen tragjike është i biri i një funksionareje shumë të lartë shtetërore, anëtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. E mediat po flasin për të birin që prej ditës së djeshme si një sekser pronash.

Por e ëma nuk folur deri më sot publikisht, të paktën të ngushëllojë familjarët, e më pas të jepte dorëheqjen nga posti shumë i lartë që mban në organin qeverisës të një institucioni si Prokuroria.

Ndërkaq, logjikisht, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duhet të ishte mbledhur e të kishte dhënë një qëndrim e jo të lejojë të gjithë institucionin që të sulmohet vazhdimisht nga një ngjarje banale që nuk ka lidhje me prokurorinë.

Kemi të bëjmë me një qëndrim etik në këtë rast, të cilin organe të larta si ata që drejtojnë drejtësinë në të gjithë botën e mbajnë menjëherë. Madje në këto raste zbatohet një standart drastic-drakonian.

Po presidenti i Republikës, Bajram Begaj ku është? Ai është institucioni që shërben si enë komunikues mes qytetarëve dhe institucioneve, mes shtetit dhe njerëzve. Kreu i shtetit, së paku duhet të flasë për të ndarë shtetin nga sekseri, institucionin nga rrahësit e egërsuar që mbledhin plaçkë në emër të shtetit.

Natyrisht që është një ngjarje fatkeqe, një tragjedi që ka brenda saj fatalitetin që nuk pranon spekulimin në asnjë palë të saj. Por zërat për një allishverish në një lidhje me një institucion të lartë të drejtësisë janë të rënda e kërkojnë të paktën reagim.

Ka pasur dorëheqje e largime për ngjarje të rënda nga ministra e anëtarë ekzekutivi, edhe pse nuk kishte asnjë përgjegjësi, apo lidhje me ngjarjen. Por ka ndodhur si një reagim, si një sinjal që sadopak të ndikojë në uljen e dhimbjeve që hapin ngjarje të tilla tragjike.

Por këtu jemi në një hap më lart sesa ekzekutivi, jemi në majën e majës së shtetit. Aty ku ekuilibri kërkon një sjellje jo vetëm më qibare por duhet të jetë qelibare.

Dikush duhet të flasë e të shprehjet për këtë, e këtu dikushi janë dy: Presidenti dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gahinji: 09/08/2023 13:27

    Ngjarje shume e rende.Mendimi im eshte -vrasje me dashje.Viktima i ulur Duke punuar .Vrasesi e Ka provokuar rende qe e Ka detyruar te ngrihet e ta godase.Hetimi te kerkojne se cfare provokim Ka bere..Kunder goditje pese here me grusht ne koke.Vdekja nuk eshte nga perplasja e kokes ne karriken,sepse koka nuk eshte perplasue .Trupin po',por perplasja e trupit nuk sjell vdekjen.Goditjet e njepasnjeshme ne koke po'.-se dyti.Babai punon ne kadaster,sipas shtypit Mami ne KLP.Djali sekser tokash,trojesh,ne kembim te parave apo appartamenteve.A Kane lidhje keto tre momenti per perfitime familiare?A Ka patur licenze per sekser shitje pronash?-Kaq pa' cipe mami dhe Babi?Minimumi duhet te jepnin doreheqjen per korrupsion familiare.

    Përgjigju
  • Refik: 09/08/2023 10:38

    Sidoqofte, me ne fund, "horrori" qe pjell regjimi ramist na e detyroi edhe shokun autor te harroje per nje cast armikun e "partise" shokun Sali!

    Përgjigju
  • Leone: 09/08/2023 08:46

    presidenti eshte i zene,nuk e ka marre vesh kete ngjarje tragjike.Po ha ndonje pjate me harapash dhe nuk mund te flase.Ua ka lene radhen te tjereve,c'i duhet atij te prishet me Nerimanin e me te tjere si ajo? Fundja,doreheqja si shprehje kulture demokratike eshte akoma e huaj ne Shqiperi dhe Nerimani e di kete dhe as qe e mendon nje gje te tille.Pse "budallacke" eshte ajo qe te dorehiqet?Fundja ajo e ka "edukuar e mesuar" te birin qe eshte bere garip e ka vepruar ne emer te saj...Kuse KLP-ja,nese nuk do shprehet e nuk do mbaje qendrim per kete anetare te tij,do te jape nje shenje se cfare cilesie ka dhe vete ky organ.Dhe kjo kulture jo demokratike vazhdon te mbizoteroje ne kete vend qe aspiron te quhet ndonje dite vend demokratik...,kuptohet po e la Berisha e spioni Meta-jte ece perpara...

    Përgjigju
  • Denis Dyrnjaja: 08/08/2023 22:32

    E kam thënë qysh pas vrasjes se vajzes se vogel nga skafisti polic para nje viti: Presidenti ynë është memec, mjer ne që duhet ta durojmë edhe për ca vjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?