Politikë

Yuri Kim nis vëzhgimet në terren pak orë para zgjedhjeve, vizitë në Fushë Krujë! Takon qytetarë dhe policë

24 Prill 2021, 17:01| Përditesimi: 24 Prill 2021, 20:48

  • Share

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim duke se ka nisur vëzhgimet në terren që pak orë para zgjedhjeve. Kim zhvilloi sot një vizitë në Fushë-Krujë ku takoi qytetarë dhe bisedoi me efektivët e policisë. Më herët  Ambasada e SHBA bëri me dije se do të jetë në terren si gjatë procesit të votimit po ashtu edhe të numërimit, ndërsa ambasadorja Yuri Kim do të jetë nesër në mëngjes  tek qendra e votimit 28 Nëntori në Shkodër.

Ambasadorja e SHBA ka qenë në lëvizje ditën e sotme, pasi gjatë paradites ka zhvilluar edhe një takim me kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Takimi u zhvillua në selinë blu dhe zgjati një orë, por nuk u bënë me dije detaje nga biseda mes tyre.

Takimi i Kim me Bashën erdhi pas sulmeve të Presidentit Ilir Meta mbrëmjen e djeshme ndaj Ambasadores së SHBA se po favorizon kryeministrin Edi Rama. Kim i bëri thirrje dje Metës që ndalonte 'kërcënimet me sfurqe' dhe se deklarata të tilla ishin të dënueshme, ndërsa kjo solli reagimin e menjëhershëm të Metës, i cili, i dalë krejtësisht nga kontrolli, bëri një sërë deklaratash të forta kundër ambasadores së SHBA-së në Tiranë. Akuzave se po mbështet Ramën, Ambasadorja Kim iu përgjigj sot shumë shkurt dhe qartë se SHBA-së i intereson vetëm zhvillimi i zgjedhjeve në paqe, pa cenuar votën e asnjë qytetari.   

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?