Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe kryedemokrati Lulzim Basha

Pas finalizimit të koalicionit opozitar, Yuri Kim me Bashën: Presim kandidatë të pastër! Kreu i PD: Kemi nevojë për mbështetje për të luftuar korrupsionin

25 Shkurt 2021, 14:50| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 19:52

  • Share

TIRANË- Një ditë pasi finalizoi marrëveshjen me aleatët për dalë në lista të përbashkëta në zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Kim shkruan se Basha e ka njohur me programin politik të PD-së dhe aleatëve të saj. Theksin e ka vendosur në kandidimin e figurave të pasta në zgjedhjet e 25 prillit.

"Pata një takim të shkëlqyer ditën e sotme me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Dëgjova programin politik të PD dhe aleatëve të saj. Nënvizova se SHBA-ja pret që listat e kandidatëve për deputet të jenë të pastra. Ne do të jemi gjithmonë të përkushtuar për forcuar marrëdhënien SHBA-Shqipëri, me respekt për votuesit shqiptar në zgjedhjet e 25 prillit", shkruan Kim. 

Postimi i ambasadores Yuri Kim në anglisht

Ditën e djeshme, Basha finalizoni marrëveshjen me të gjithë aleatët e tij, për t'u futur në zgjedhje si një koalicion opozitar. Në siglën " ‘Partia demokratike - Aleanca për ndryshim’, Basha, ka kristalizuar marrëveshjen me 12 aleatët e tij. Pjesë e këtij koalicioni, do të jetë PR e Fatmir Mediut, LZHK-ja e Dashamir Shehit, FRD e Bamir Topit, PAA e Agron Dukës, PDK e Nard Ndokës, PBDNJ e Vangjel Dules, PDIU e Shpëtim Idrizit, Balli Kombëtar i Artur Roshit nga opozita parlamentare, PBLD e Arjan Starovës, PBD e Ylber Valterit, PLL e Shpëtim Axhamit dhe PKD e Dhimitër Muslias.

Ora 15:51
Takimi me Yuri Kim, Basha: I prezantova programin e PD! Kemi nevojë për mbështetjen amerikane për të thithur investimet e tyre dhe luftuar korrupsionin

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shprehur kënaqësinë e tij për takimin e zhvilluar me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim. Basha shkruan se i ka prezantuar ambasadores programin e PD si dhe ka kërkuar mbështetjen e SHBA për të rritur investimet në vend dhe luftuar krimin e organizuar.

"Kënaqësi që takova sot ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Ndava me të planin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe nevojën për mbështetjen amerikane dhe bashkëpunimin e fortë Shqipër-SHBA, për të rritur zhvillimin ekonomik, për të tërhequr investimet amerikane dhe për të forcuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit", shkruan Basha.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pjeter: 25/02/2021 20:57

    Luften kunder korrupsionit nga Luli? Ky eshte kulmi? Super te korruptuarit tani na hiqen si virgjeresha.Keta jane me plot gojen,fundi i fundit te Shqiperise,kush voton keta, eshte me probleme mendore serioze ,ose eshte hajn si keta.Ketu nuk ka te beje me parti,i majte i djathte i mezit,i leshit,i preshit,ketu ka te beje me mbijetesen e vendit.Keta te vetmen shprese qe kane,eshte te vijne ne pushtet, te ndryshojne kushtetuten,ta djallosin reformen ne drejtesi, dhe keshtu ne shqiperi,do ngelen vetem trafikantet,politikanet si Malltezi me Zenin,deri sa tua mesyje ndo nje shtet tjeter ushtarakisht,e te thote,"ikni grisni sumen,se nuk jeni ju per shtet"

    Përgjigju
  • justice: 25/02/2021 18:27

    Po a ka kandidate me te paster se Lulzimi, Shpetimi dhe Fatmir Mediu bashke me ata te tjeret qe u futen neper lista?!

    Përgjigju
  • F-35: 25/02/2021 16:22

    Ndonjehere jane te cuditshem keta amerikanet! Kur dihet kush eshte Luli dhe bemat e shumta te tij, te flasesh per takim te shkelqyer, ose ne shumicen e shqiptareve na trajtojne si idiot, ose na thone rrini urte se do bejme si duam e na intereson vetem ne!

    Përgjigju
  • Ermal: 25/02/2021 16:11

    Po zonja Kim po Lulka esht korrupsioni dora vet

    Përgjigju
  • Taulant: 25/02/2021 15:38

    Mrs. Kim a i the qe edhe Saliu eshte ne listen e zeze te DASH qe s'i lejon fluturimin ne SHBA? Po Lul Basha qe ka proces te hapur ne SHBA per financimin rus a eshte nje kandidat i denje dhe lere me te fitoje dhe te shpallet kryeminister?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?