Ambasadorja Yuri Kim në takim me Shoqërinë Civile

Politikë

Yuri Kim takim me shoqërinë civile në Vlorë: Kontribuoni për një demokraci më të fortë, nxisni rininë të votojë

15 Prill 2021, 13:16| Përditesimi: 15 Prill 2021, 13:29

  • Share

Ambasadorja Yuri Kim ka kërkuar nga përfaqësuesit e shoqërisë civile në Vlorë që të kontribuojnë në forcimin e demokracinë , informimin e votuesit dhe nxitjen e rinisë për të votuar më 25 prill.

Yuri Kim gjatë takimit që zhvilli me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile në Vlorë, tha se integriteti kandidatëve dhe edukimi i votuesve janë mjaft të rëndësishme për shoqëritë demokratike.

"Gjatë vizitës së saj sot në Vlorë, Ambasadorja Kim u takua me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi zgjedhjet e ardhshme. Grupi diskutoi mbi integritetin e kandidatëve, edukimin e votuesve, çështjet e barazisë gjinore dhe rëndësinë e monitorimit të zgjedhjeve. Ambasadorja theksoi rolin që shoqëria civile duhet të luajë në zgjedhjet e ardhshme duke nxitur të gjithë qytetarët të votojnë - veçanërisht të rinjtë, duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri", shkruan Kim

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?