Prej vitesh të shumta në burgun e Drenovës, ish-kreu i bandës së Çoles në Vlorë në 1997 nuk është dorëzuar së kërkuari masë më të ulët të sigurisë.
Ish-kreu i bandës së Vlorës në ’97, Myrteza (Zani) Caushi për të disatën herë paraqiti edhe sot në Gjykatë kërkesën për përllogaritjes së ditëve të vuajtjes së dënimit në burg, duke kërkuar ulje të ditëve të burgimit. Ai kundërshtoi disa vendime të Gjykatës së Matit, që i kanë rrëzuar kërkesën për ulje të dënimit.
Zani Çaushi është i dënuar me burg të përjetshëm, por kërkon një përllogaritjeve të ditëve që ka vuajtur në burg teksa prej vitesh tashmë është në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë.
Sipas ligjit, nëse koha e qëndrimit në burg përllogaritet e plotë, vlonjatit i lind e drejta për të kërkuar lirim me kusht.
Njoftimi i plotë:
“Detajet e Çështjes: Nr. i çështjes: 82000-00274-00-2023
Tipi: Penale Titulli i çështjes: MYRTEZA CAUSHI Dorëzuesi: GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR MAT
Data e regjistrimit: 27.04.2023 Tipi i çështjes: Ç.P.Fazën e Ekzekutimit / Kerkese per uljen e mases se dënimit Inicializuar: Ankim Ndaj Vendimeve Për Juridiksion Dhe Kompetencë Penal
Statusi i çështjes: Regjistrim Ardhur prej: Gjykata shkallës së parë Mat Objekti i padisë/akuzës: Ulje denimi. Baza ligjore: Neni 75 i ligjit “Per te drejtat dhe trajtimit e te denuarve me burgim dhe te paraburgosurve”. Objekti i kundërpadisë: Baza ligjore e kundërpadisë:
Palët: Kërkues: MYRTEZA CAUSH Palë e Interesuar: INSTITUCIONI I EKZEKUTIMEVE TE VENDIMEVE PENALE BURREL Relatori: Sander Simoni.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Lejeni te lire mbase e heqin qafe,boll paguam taksa per ta mbajtur gratis me buke,edhe pse ky nuk eshte penduar aspak per krimet qe ka bere.
Përgjigju1.2 e ka koefiçentin qe e kap vitin po doli...