Policia e Vlorës në aksionin e ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike ka njoftuar se kanë hequr dhe sekuestruar dhjetëra komplete me çadra dhe shezlongë në bregdetin e Vlorës dhe Sarandës.
Gjatë këtij operacioni efektivët bëjnë me dije se kanë bllokuar aktivitetin e një beach bar në plazhin e Jonufrit, ndërsa në gjendje të lirë do të hetohen dy persona.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e komisariateve në varësi të DVP Vlorë, në kuadër të plan-operacionit "Plazhi i lirë", kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare të qarkut Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.
Gjatë kontrolleve:
-në plazhin e Jonufrit, Vlorë, u lirua një hapësirë publike që ishte zënë në ënyrë të paligjshme nga shtetasi R. S., i cili kishte vënë disa komplete me çadra dhe shezlongë dhe ushtronte aktivitetin në një beach bar, pa e regjistruar në organet kompetente;
-në bregdetin e Sarandës, në vendin e quajtur “Çentral”, u lirua një hapësirë publike që ishte zënë në mënyrë të paligjshme nga shtetasi J. Ç., duke vënë disa komplete me çadra dhe shezlongë.
Për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në prokuroritë respektive ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. S., 43 vjeç, banues në Vlorë dhe J. Ç., 30 vjeç, banues në Sarandë.
Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.
Komente

Plazhi publik nuk duhet prekur. Te gjithë hotelet të marrin vend aq sa dhoma disponojnë duke paguar taksën që ju takon. Disa hotele marrin më shumë se sa U takon vend duke abuzuar dhe disa te tjerë nuk marrin fare. Duhet të ketë një ndarje strategjike te merituar duke respektuar gjithsecilin.
PërgjigjuKETO BEACH -KURVAT TE MBYLLEN ME LIGJ...ASNJE BITCH -SHIT TE MOS JETE NE RERE...
PërgjigjuMos kini merak se plazhi ne jonufer e zuri prap plazhin publik nga 10 mij lek shezlloni u be be me 15 mij lek ..haha policat hengren nga nje pilaf e iken..
Përgjigju