Policia e Vlorës ka sekuestruar 550 çadra dhe shezlongë në zonën e Pemës së Thatë në Ksamil. Ndërkohë policia ka proceduar penalisht Gj. I., 58 vjeçe (pronare subjekti) dhe K. I., 38 vjeç (administrator subjekti), për veprën penale ““Pushtimi i tokës”; A. I., 55 vjeç (administrator subjekti), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Shtetasja Gj. I. dhe shtetasi K. I. kanë zënë sërish hapësirën publike, duke rivendosur pa lejen përkatëse shezlongë dhe çadra të tjera, në vendin e quajtur "Pema e Thatë”.
Shtetasi A. I. kishte zënë hapësirën publike duke vendosur pa lejen përkatëse, çadra dhe shezlogë, në vendin e quajtur "Ishujt". Gjithashtu, ky shtetas nuk e kishte regjistruar subjektin e tij, në organet tatimore.
Shërbimet e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Policinë Bashkiake Sarandë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, nga këta shtetas.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.
po ai qe vete te pema e that nuk vete per buk me domate..un kam vajte ne 2001..po vetee dhe tani..aty eshte bere investim. 20 vjet...shteti vonon ti tregoj limitet dhe detyrimet dhe mer inat ja prish...aty ishte pyll dhe sot ka plazh gjigand...apo ja kan ven syrin dhe ja prishin vit per vit
PërgjigjuSapo e lexova kete lajm dhe sa per info serish po vendosen shezllon te tjere thjesht kane nxjerre stokun e para nje viti...
PërgjigjuKetu ndodhin gjera te cuditeshme, si mund te vendosesh 550 cadra e shezlone pa leje dhe pa te pare njeri,kjo ndodh se ka KORUPSION TE LARTE ne pushtetin lokal, te policia e rendit e bashkiake. Nuk duhet te mjaftohen me sekuestro por duhet te penalizohet ai qe ka mare lek sepse eshte teper flagrante.
PërgjigjuTani mbasdite kishin vendosur cadra te tjera tek pema e that ,ja fusin kot lajmet ..nuk ka zot ti heqi se fiton pes mij euro ne dit atije ..
PërgjigjuLajmet sa per te thene ,se te besoj. Do jete ndnje tjeter qe i ka nxjerre ato. Aty vetem te lene policine aty per te ruajtur detin.
Edhe ne Shëngjin e njëjta gjë eshte,eshte zvogëlua shum plazhi publik me shezlgone private,ajo pjese qe ka mbete gjysma eshte zene me cadra e shezlonge te familjeve te pasura qe kan ble apartamente perballe plazhit publik,te varferit zihen me njeri tjetrin se ku me vu cadrat.I bej thirrje Pjerin Ndreut te beje nje xhiro bregut te detit te marre pak ajer te pastër e te verifikoj ate qe po shkruaj.
Përgjigju