Kronikë
Top 24

Zbardhet ngjarja në Durrës/ S’i dha lekë për të blerë drogë, nipi vrau gjyshen me thikë në kokë

28 Shtator 2018, 08:30| Përditesimi: 28 Shtator 2018, 11:48

  • Share

DURRËS-Policia ka zbardhur vdekjen e të moshuarës mesditën e djeshme në qytetin bregdetar. Sipas bluve të Durrësit, Floresha Shkurti 81-vjeçe humbi jetën, pasi është qëlluar me thikë në kokë nga nipi pas sherrit që kishin pasur.

‘Redmon Gruda, 21 vjeç, banues në Durrës dyshohet se mesditën e datës 27.09.2018, por motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme’ deklaron policia.

Autori Redmon Gruda

Sipas burimeve të Report Tv, Gruda ishte përdorues hashashi dhe dyshohet se e ka vrarë gjyshen e tij pas debatit se nuk i jepte lekë. Ai fillimisht dje u shoqërua pasi raportoi ngjarjen, ndërsa më pas grupi hetimor ka gjetur prova bazuar edhe mbi autopsinë duke e arrestuar të riun, pasi e moshuara kishte shenja dhune dhe gjak.  

Viktima Floresha Shkurti 

Ngjarja ndodhi dje në lagjen Nr.16, ndërsa e moshuara jetonte me nipin dhe nusen, pasi djali i kishte vdekur disa vite më parë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal.

Ora 09:30
Vrau gjyshen, nipi pranon krimin, Report Tv zbardh dinamikën dhe dëshminë: Ja si ndodhi

REPORT TV zbardh dëshminë e nipit në Durrës që vrau gjyshen mesditën e djeshme dhe dinamikën e ngjarjes. Ne momentin e vrasjes ai ka qenë vetëm me gjyshen në banesë. Sherri ka nisur se i kërkonte lekë. E moshuara Floresha Shkurti 91-vjeçe nuk i jepte dhe nipi Redmon Gruda përdorues droge e ka goditur me thikë duke e lenë të vdekur. Pastaj ka njoftuar policinë se ka gjetur gjyshen të vdekur.

Pas shoqërimit në polici, ai fillimisht nuk pranoi krimin, duke deklaruar se ‘e gjeta derën e shtëpisë hapur dhe gjyshen të vdekur, pastaj njoftova policin’. Ndërkohë ishte kryer autopsia dhe mjeket dalluan çarjen me thikë në pjesën e pasme të kafkës çka e rrëzoi pistën e vdekjes aksidentale.

Gjatë gjithë natës vazhdoi hetuesia intensive dhe pas mesnatës ai e pranoi autorsinë. ‘Rreth orës 01:00 i riu ka pranuar krimin më pas është arrestuar’ thonë burimet për Rpeort Tv nga grupi hetimor.  Report Tv mëson se nipi thikën me të cilën vrau gjyshen e kishte copëtuar dhe e kishte hedhur për të fshehur provat, ndërsa i janë gjetur disa pjesë që i kishte hedhur.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Donela: 29/09/2018 12:58

    Monster

    Përgjigju
  • Babalja: 28/09/2018 10:38

    Ky esht qen dhe jo njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?