Politikë

Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në këshillin kombëtar të PD-së, Berisha justifikohet pse ‘mbrojti’ drejtuesit politikë 

12 Shkurt, 18:33| Përditesimi: 12 Shkurt, 20:06

  • Share

Report Tv zbardh bisedën e kryetarit të PD-së në mbledhjen me dyer të mbyllura në këshillin kombëtar të PD-së. Në mbledhjen me dyer të mbyllura Sali Berisha u justifikua para këshillit kombëtar pse mbrojti drejtuesit politik 

Ne arritëm të bashkoheshim. Kishim problem në grupin parlamentar, por ky bashkim u bë në betejë.
Deputetët u bashkuan në mosbindje civile në Kuvend nga më të fuqishmet.
Kuvendi për shumë kohë ishte epiqendra e aksionit tonë.
45 vetë ishim, por e mbajtëm peshën e qëndresës dhe të rezistencës.
Arrestuan Kryetarin e PD-së.
Nuk e arrestuan më parë se grupi parlamentar ishte i përçarë.
Nuk pranova ndryshimin e emrit të Partisë kur nuk na jepnin flamurin dhe siglën tonë.
Bashkimi ynë tmerroi qeverinë. 
Ky bashkim është shumë i rëndësishëm, është shumë i sinqertë.
Unë jam i drejtë me ju.
Bashkimi ishte marrëveshje xhentëlmenësh, e cila nga Sali Berisha nuk thyhet kurrë.

Për këtë arsye, kur caktuam drejtuesit e qarqeve sipas një tradite 25-vjeçare të PD-së, caktuam si Belind Këlliçin ashtu edhe Gjekmarkajn, Boçin, Bardhin, etj.
Besoj se kjo ishte e drejtë. Kjo përfaqësonte bashkimin tonë.

Primaret thotë statuti, por Kryetarët e qarqeve jam përpjekur t’i përzgjedh persona të votuar, me eksperiencë elektorale dhe aktivitet publik.
I kam caktuar të barabartë. Nuk kanë kërkuar asnjë kusht kur u bë bashkimi. Nuk mund të pranoj që ata të mos jenë Kryetarë qarku. Ju ftoj ta miratoni këtë, edhe pse ka një devijim nga Statuti.


Lajmi kryesor:

Primaret e PD-së, mbahen në 1 mars, Report TV siguron udhëzimin! Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në këshillin kombëtar të PD-së (DOKUMENTI)


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?