Ardian Çapja në GJKKO: Nëse zbuloni vrasjen e avokatit Ravik Gurra do gjeni thesare! S'u zbardh vrasja në 2016 se u fshinë përgjimet ku dilte politikani

21 Nëntor 2022, 14:49| Përditesimi: 21 Nëntor 2022, 20:47

  • Share

TIRANË- Në dëshminë e tij në GJKKO,Ardian Çapja ka përfshirë dhe një politikan të lartë me emrin “Taulant” duke thënë se dilte në përgjimet për ngjarjen kriminale të 3 shkurtit 2016, ku iu vra vëllai Agroni e 2 të tjerë, teksa 10 persona mbetën të plagosur. Çapja tregon se përgjimet ku dilte ky politikan u asgjësuan (kjo për shkak të ligjit të aso kohe ku nëse një politikan dilte në përgjigje procesi bllokohej). Çapja vijon edhe më tej duke thënë se “Taulanti”, mbiemrin të cilit refuzon ta thotë pasi shprehet se i rrezikohet familja”, e ka marrë në telefon ku i ka ofruar ndihmë, por ai e ka refuzuar pasi nuk kishte nevojë.

“Pas masakrës së 3 shkurtit 2016 (ku iu vra vëllai Agron Çapja) unë nuk kam dal më nga shpia.  Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtarë i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmend sepse më rrezikohet familja”, ka thënë në deklaratën e tij Çapja.

Përballë trupit gjykues ku akuzohet për vrasjen Gentian dhe Nezir Beqirajt në 15 Gusht 2012, Çapja e ka mohuar që të ketë gisht me këtë ngjarje duke thënë se ka qenë në Maqedoni dhe se kjo mund të vërtetohet sipas tij fare mirë nga tabulatet telefonike. Çapja hedh akuza në drejtim të prokurorit Ridvan Sukaj duke thënë se ka manipuluar dosjen.

“Prokurori Ridvan Sukaj nuk na ka marrë dëshmi për ngjarjen e 2016 dhe kjo është hakmarrje e Sukajt ndaj nesh. Hetimet vazhduan për 2 vite dhe nuk arritën të zbulojnë asgjë. Këtu ka filluar manipulimi dhe orientimi i hetimeve. Unë s’kam lidhje me vrasjen e 2012 (Gentian dhe Nezir Beqiraj) sepse kjo vërtetohet nga qelizat telefonike që kam qenë jashtë vendit. Këtë manipulim e ka bërë prokurori Ridvan Sukaj. (...)Mos qesh ti prokuror se kur doja të bëja kallëzim për prokurorin Ritvan Sukaj je larguar nga zyra me vrap. Unë jam më i drejtë se vet drejtësia. Ridvan Sukës i kam bërë kallëzim për mos hetimin e ngjarjeve. Unë i kam vajtur në zyrë dhe i kam kërkuar që të zbardh ngjarjen e 2016, por ai ka heshtur dhe shkak ka qenë përgjimi i politikanit Taulant”, ka vijuar Çapja.

Çapja është shprehur i bindur se për të zbardhur ngjarjen kriminale të masakrës së 3 shkurtit 2016, mjafton për të zbardhur ekzekutimin e avokatit të tij, Ravik Gurra. Kjo sipas Çapjas është pika kyçe e hetimeve e ku do të zbulohen “thesare”, siç ai i ka quajtur.

“Vrasja e avokatit Ravik Gurra lidhet me masakrën e 3 shkurtit. Kam dëgjuar në media që ju prokurori Dibra keni nën hetim vrasjen e avokatit tim Ravik Gurra, ke tre telefona, ke dosjen time, gjej kush ka vrarë avokatin bëj drejtësi.  Nëse zbardh vrasjen e avokatit Gurra do zbulosh thesare. Politika në Elbasan është e lidhur me krimin. Nisini hetimet që aty. Hap hetimin e Ravikut aty ke gjithë të vërtetën”, ka thënë ai.

Përplasjet në Elbasan
26 Dhjetor 2005 vritet Sokol Çapja
28 Maj 2006 vritet Ardian Ibrahimi
15 Gusht 2012 vritet Gentian Beqiraj
15 Gusht 2012 vritet Nezir Beqiraj
14 Mars 2015 vritet Fadil Mema
03 Shkurt 2016 vritet Eno Badelli
03 Shkurt 2016 vritet Ardit Sinakolli
03 Shkurt 2016 vritet Agron Çapja
22 Mars 2019 vritet avokati i fisit Çapja, Ravik Gurra

Ora 15:56
Tha se po i manipulon dosjen e vrasjes së vëllait të tij/ Kush është prokurori Ridvan Sukaj që e akuzoi sot Ardian Çapja! Në 2021 u mor në mbrojtje

1669042690_20210331122102art.jpg

Ridvan Sukaj është akuzuar sot nga Ardian Çapja se i ka manipuluar dosjen e vrasjës së vëllait të tij, 2016. Ka qenë pikërisht ai që urdhëroi arrestimin e 53-vjecarit Ardian Capja. Pas këtij momenti, prokurori i çështjes iu drejtua Këshillit të Lartë të Prokurorisë me një kërkesë për mbrojtje fizike, duke pretenduar se ndihet i kërcënuar për jetën e tij dhe të familje. Kjo kërkesë e tij u miratua.

Ora 15:35
Historiku i fisit Çapja dhe saga e vrasjeve

Ardjan Çapja hodhi akuza duke thënë se vrasja e vëllait të tij, Agron Capja në 2016 nuk u zbardh për shkak se në përgjime doli edh enjë politikan i lartë me emrin Taulant. Ai flet për një sërë ngjarjes që pasuan. Kjo deklaratë e tij kthen sytë nga historiku i së shkuarës së fisit Çapja dhe ngjarjet kriminale që kanë pasuar njëra pas tjetrës në shenjë hakmarrjeje.

Agron Çapja, me të afërmit e tij ndodhej jashtë një lokali atë 3 shkurt të 2016-ës në Elbasan.  Nuk po ruheshin por po bisedonin në rehati, kur persona të armatosur zbritën nga disa mjete dhe shtinë me breshëri plmbash.  Në pak minuta shkatërruan lokalin, vranë Agron Çapjan, Ardit Sinakolin dhe Eno Bedallin, ndërsa 8 të tjerë u plagosën, duke shënuar masakrën më të rëndë të ndodhur ndonjëherë në Elbasan.

Kjo ngjarje u bë epiqendra e rrëfimit të vëllait të tij, Ardian Çapja, në Gjykatën e Posaçme, përmes së cilës hedh akuza të përfshirjes së një politikani me emrin Taulant, i cili sipas tij ka dalë në përgjime, por janë fshirë. Gjashtë vite më vonë, ngjarja nuk është zbardhur, përtej dyshimeve dhe thashethemve në kafene, në të cilat flitet edhe me emra.

Por masakra e 3 shkurtit 2016 nuk është më e vjetra në kohë, në konfliktin e dhunshëm midis dy fiseve në qytet, Çapja dhe Çela. Prej vitit 2005, kur u regjistrua vrasja e parë midis tyre deri më sot ka 12 viktima.

E gjitha nisi në vitin 2005. Mes Dritan Shemes dhe Sokol Çapjas ishte lidhur një kontratë vdekje, me qëllim eliminimin e Rezart Çelës, i cili shtrëngonte Sokolin për çështje bixhozi. Sheme ekzekutoi Çelën, por Sokol Çapja nuk i dha 50% të shumës së premtuar, 15 mijë euro. Por, pa kaluar dy muaj do të vinte momenti I hakmarrjes. Në 26 dhjetor 2005, në lokalin e tij në Elbasan, Sokol Çapja do të vritej nga tre persona, Armand Hasani, Dritan Sheme, dhe Gentian Beqirin. Ky i fundit do të dilte më vonë sërish në skenë.

Ardian Ibrahimi, po pinte një gotë dhallë në lokal mbrëmjen e 28 majit 2006, kur në drejtim të tij u qëlluan breshëri plumbash nga dy persona që zbritën nga një motor. Mëkati i tij ishte fakti se në 20 janar të atij viti ishte bërë dëshmitar i plagosjes më 11 plumba të kunatit të tij, Fadil Mema. Florenc Çapja, nip i Ardian Çapjas ishte autori dhe Ibrahimi e kishte qëlluar me gur atë natë.

Pa kaluar as një muaj, në 19 qershor 2006, eliminohet Dritan Sheme në Tiranë, pak kohë pasi u kthye nga Italia. Sot e kësaj dite, për krimin, askush nuk është i dyshuar zyrtarisht.

Në korrik 2009 mbeti i vrarë ish-efektivi i antidrogës Roland Rexhepi, i cili njihej me nofkën ‘Doda’. Ekzekutorë ishin Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, të dy të dënuar me 24 dhe 23 vite burg dhe bashkëpunëtor Florind Shabani, i ekstraduar në fillim të janarit 2022 nga Gjermania.

Më 30 dhjetor të vitit 2011, saga e vrasjeve nuk do të kursente as vëllain e Roland Rexhepit, Ilirin. Ai ishte pranë makinës së tij kur një person iu afrua dhe e qëlloi me 11 plumba. Rexhepi mundi të nxirrte nga kroskoti i makinës pistoletën dhe qëlloi vetëm një herë në drejtim të ekzekutorit, e cila shërbeu të zbardhte ngjarjen më vonë. Geni alias Mihal Toshi, dhjetë vite më vonë, u provua si autor i eksekutimit.

Kishin kaluar vetëm dy muaj dhe arma kërciti sërish. Këtë radhë ishte në drejtim të babë e bir, Gentian e Nezir Beqirit. Ky i fundit, i njohur për miqësinë më Fadil Memën. Agresorët hynë në shtëpi dhe i qëlluan për vdekje, edhe pse Gentiani ishte i paralizuar në krevat. Për këtë ngjarje, sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet gjyqi me të pandehur Klajdi Dokolin, Etjen Canin, Ervis Bardhin dhe si porositës të vrasjes, Ardian Çapjes. Për ngjarjen, në kërkim është edhe Floren Çapja, i cili ndodhet në Dubai, çfarë e bënë të pamundur ekstradimin e tij.

Nëse 11 plumba në janar 2006 nuk mjaftuan për ta eliminuar, kësaj here atentatorët nuk do të gabonin. Fadil Mema u vra në 13 mars 2015 në Torino. Ai u qëllua në mbrëmje me armë zjarri me 6 plumba, poshtë shtëpisë. Djali i tij Eltoni, në atë kohë, pohoi për mediar italiane se i dinte autorët e vrasjes së babait.

Një vit më vonë, në 3 shkurt 2016 u regjistrua masakra më e rëndë e përplasjes midis bandave të Elbasanit. Përveç 3 viktimave jashtë lokalit, mes të cilave Agron Çapja, u plagosën Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bledar Muça, Bujar Reshka, Florenc Çapja, Ardian Zharri dhe Arnold Çapja.

Konflikti i dhunshëm dhe i pandëshkuar nga drejtësia, do të prekte edhe të konsideruarit si të paprekshëm, avokatët. Atë pasdite të vonë të 22 marsit 2019, avokati i Çapjave, Ravik Gurra, po pinte kafe në lokal kur u qëllua pa mëshirë për vdekje. 50-vjeçari ishte nën shoqërinë e një eksperti të Avokatit të Popullit kur një person u afrua dhe e qëlloi. Ngjarja ka mbetur e pazbardhur. Sipas Ardian Çapjas, bashkë me Ravik Gurrës kishin materialin hetimor të masakrës së 3 shkurtit 2016, në të cilën dilte në përgjime një politikan, përgjime që janë zhdukur. Çapja insistoi për zbardhjen e vrasjes së avokatit, të cilën e konsideroi zbulim të një thesari. Në 17 vite, konflikte te përgjakshme në Elbasan me  12 viktima, shumë nga ngjarjet nuk janë zbardhur

Ora 15:09
3 të vrarë në Elbasan në 2016, Çapja në GJKKO: Ngjarja nuk u zbardh se përgjimet u fshinë pasi dilte politikani me emrin ‘Taulant’

1669039806_ArdianCapja.jpg

Në GJKKO, Ardjan Çapja ka bërë një deklaratë të fortë duket thënë se një ngjarje kriminale në 2016 nuk u zbardh se u fshinë përgjimet ku dilte politikani me emrin ‘Taulant’

“Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmend sepse më rrezikohet familja. Unë i kam vajtur në zyrë dhe i kam kërkuar që të zbardh ngjarjen e 2016, por ai ka heshtur dhe shkak ka qenë përgjimi i politikanit Taulant”, tha Çapja.

Se për kë bëhet fjalë, nuk dihet.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kameri 2: 22/11/2022 07:33

    Çapallaret kan ber çfar kan ber ama kurr si kan ren njeriu ne qaf .thjesht kan zhduk hasmin e vet . Por kjo eshte politike sepse rivalet e capjave jan ne pushtet sueli me shok

    Përgjigju
  • Sybiu: 21/11/2022 23:06

    Koke KOSHERJA e Librazhdit, ja ky eshte emeri i politikanit. Mjere Shqiperi ne cdore ke ngelur.

    Përgjigju
  • Toni: 21/11/2022 19:40

    Mos dëgjoni përrallat e capajave .se stine ca të thonë per ato qe kane bere.

    Përgjigju
    • Bravo: 21/11/2022 20:50

      Hahahah histori Alla shqiptarce ku te gjithe bejne quiz-e... E veshtire te zbulosh kush qenka politikani me mbiemrin se I rrezikohet jeta... Po kush tjeter kishte qytetin e elbasanit per vite edhe e cuditshme ne elbasan... Hahahhah perralla me mbret te kalbur... Hajde hajde ku u kantandis ky komb...

  • avokati: 21/11/2022 19:22

    po ca i degjoni keto prralla te fist capaj ana o njerez , zdine ca bejn dhe vetme akuzojen te shpetoejne

    Përgjigju
  • Sali krimi: 21/11/2022 17:36

    ljo bamda e Çapjave kane patur perkrahjen e PD-se. Jane keta te fortett e PD-se qe nuk lejonin ate italianin dhe oficerin qe punonte per te qe te ushtronin aktivitetin e tyre. Sal Ziu i perdor dhe pastaj ia plas ne preher kumdershtarit bandat, me nje fjale ia le kopilin ne dere.

    Përgjigju
  • Beni: 21/11/2022 17:23

    Vrasja ka mdodhur ne 2019.

    Përgjigju
  • Rybeku: 21/11/2022 16:43

    Sju vete mendja juve per ke taulant behet fjal se eshte i partis socialiste ai dhe eshte e veshtir ta gjesh se kush eshte. Mos u beni medja sume-lepirse se moret bunkartin

    Përgjigju
  • Pipi: 21/11/2022 15:28

    Ooouuu, ca ka bo vaki? Shqiptarja po i bie Taos? Ca ka ndodhur?

    Përgjigju
    • xXx: 21/11/2022 16:46

      Taulant Palla :D

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?