Zbardhet dëshmia e nënës së njërit prej serbëve të plagosur nga ushtari i FSK-së: Shqiptari qëlloi drejt asfaltit jo ndaj djalit tim

7 Janar 2023, 22:43| Përditesimi: 7 Janar 2023, 22:46

  • Share

Nëna e serbit të plagosur në incidentin e djeshëm në fshatin Drajkovcë afër Shtërpcës, Zorica Stojanoviq, ka deklaruar se sipas informacioneve që ka, personi i dyshuar për plagosjen e djalit të saj Stefan Stojanoviq nuk ka shtënë në drejtim të tyre, por se plumbi është ka bërë rikoshetë dhe ka plagosur djalin e saj në shpatull.

Në dëshminë e saj të dhënë për mediat serbe, nëna e të plagosurit thotë se ushtari i FSK-së, nuk kishte qëlluar drejt serbëve por në asfalt.

“Ai ka gjuajtur në rrugë, në asfalt, nuk ka qëlluar mbi ta dhe përveç djalit tim është plagosur edhe një i ri. Faleminderit Zotit që është gjallë dhe mirë”, tha Zorica Stojanoviq.


Lajmi kryesor:

Plagosja e 2 serbëve në Shtërpcë, familjarët e ushtarit të FSK-së: E bëri për vetëmbrojtje! Prokuroria: Patën mosmarrëveshje verbale


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?