Zbardhet dëshmia/ Jorgo Goro heq përgjegjësinë për tjetërsimin e tokës në Dhërmi: I bëri drejtoria e menaxhimit të Tokave, thjesht kam firmosur

25 Mars, 15:28| Përditesimi: 25 Mars, 19:16

  • Share

1711217689_finalprojekt.00253307.Still175.jpg

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës thotë se nuk ka shkelur ligjin në ndërhyrjet që ka bërë për regjistrimin e pronave, për të cilat akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre. 
Në një pjesë të dëshmisë që ai ka dhënë për Prokurorinë e Posaçme gjatë hetimeve, të zbardhur në lidhje me sipërfaqen tjetër tokësore prej 5080 m2  Goro ka thënë se e gjitha procedura e ndjekur për pronën ishte trajtuar nga drejtoria e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki ndërsa ai vetëm kishte firmosur si titullar institucioni.

Për këtë pronë Goro thotë se ai ka dhënë vetëm një mendim se ku mund të jetë prona e shetasit Haris Runa dhe Krenar Adili, me qëllim zgjidhjen e konfliktit. 

" Jorgo Goro i pyetur në cilësin e personit që ka dijeni për rrethanat e cështjes. shtetasi Jorgo Goro shpjegon nder te tjera se: ".ne lidhje me kerkesen me nr. 19555 prot, date 07.09.2016, nga Zyra Vendore e Registrimit te Pasurive te Paluajtshme Vlorë, Drejtoria e Mbrojtes dhe Menaxhimit te Tokes ka kryer veprimet e saj per te cilat ai nuk eshte ne dijeni, por thjesht ka firmosur kthim pergjigjen si titullar institucioni drejtuar Z.V. R.P.P. Vlore, pas perpilimit nga dretoria perkatese. Pra e gjitha procedura e ndjekur per rastin ne fjale ishte trajtuar nga drejtoria perkatese e cila ka kryer verifikimet perkatese, dhe nga Bashkia Himare ishte kthyer pergjigje me shkrese nr. 2751/1 date 13.09.2016. I pyetur se cfare baze ligjore kishte sherbyer per te si kryetar bashkie, per te konturuar pasurine me numer 36/35, deklaruesi eshte pergjigur se ka nderhyre për te zgjidhur mosmarreveshjet mes shetasve. Kjo kompetence, sipas deklaruesit, parashikohet ne ligjin e veteqeverisjen  vendore dhe konkretisht se ne fushen e sigurise publike, bashkite jane pergjegjese per garantimin e marredhenieve ne komunitet, parandalimin dhe ndermjetesimin per zgjidhjen e konflikteve ne komunitet.

I pyetur ne lidhje me shkresen nr. 2751/1 date 13.09.2016, nga Bashkia Himare, drejtuar Zyres Vendore te Registrimit te Pasurise Vlore, ku eshte shprehur se ne Z.K. 1739-Gjilek nuk eshte kryer procesi i regjistrimit te pare fillestar sistematik (menaxhim) dhe se nuk dispononte (bashkia) harta treguese te registrimit (H.T.R.), duke mos mundur ne kete menyre te shprehen per juridiksionin dhe vendosjen e pronave. ndersa me poshte eshte shprehur mendimi se ka mbivendosje dhe se pronat e Haris Runa dhe Krenar Adilit ndodhen ne zone e konturuar me nr. 36/35, shtetasi Jorgo Goro eshte pergjigjur se ka dhene vetem nje mendim se ku mund te jete prona e shetasit Haris Runa dhe Krenar Adili, me qellim zgjidhjen e konfliktit.

I pyetur nga eshte nisur per te dhene nje mendim per identifikimin me numer te prones se shtetasve Haris Runa dhe Krenar Adili, deklaruesi shprehet se kerkesa me nr. 19555 prot., date 07.09.2016 e Z. R. P.P. Vlore nuk parashikon dhenie mendimi per konturimin e prones se shetasve Haris Runa dhe Krenar Adilit, po ata si institucion kanë shkuar me tej ne pergjigien e tyre kur kanë dhene mendim ge pronat e këtyre shtetasve konturohen ne pasurine me nr 36/35' thuhet në dosje.

Sipas SPAK Goro në bashkëpunim me zyrtarët ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

Sa i takon regjistrimit të 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat,  SPAK e akuzon Jorgo Goron se në bashkëpunim me Jerasmo Bashin, asokohe drejtor i Mbrojtjes dhe Menxhimit të Tokës në bashkinë e Himarës, pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e saj.

"Në lidhje me veprimtarinë e zyrtareve të Bashkisë Himarë, personave nën hetim Jorgo Goro dhe Jerasimo Bashi, rezulton se procedura e regjistrimit të kësaj pasurie (parcela me nr.36/36/1) është iniciuar fillimisht me një kërkesë (aplikim/kërkesë për regjistrim prone, me datë 11.03.2019, me nr. 162 prot) të paraqitur nga personi nën hetim Stavri Mëhilli, drejtuar DMMT Bashkisë Himarë. Referuar praktikave dokumentare të administruara (analizuar më sipër) rezulton se 7 ditë pas paraqitjes së kësaj kërkese, me shkresën nr. 731 prot., datë 18.03.2019, nënshkruar nga Kryetari i Bashkisë Himarë, personi nën hetim Jorgo Goro, dhe konceptuar/miratuar nga J.Bashi, personi nën hetim Jerasimo Bashi, drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Bashkia Himarë i ka dërguar ZVRPP Vlorë, kërkesën për regjistrim të veçantë (pavarësisht se lënda e shkresës është "Shkrese përcjellëse"), duke i bashkëlidhur edhe dokumentacionin e dorëzuar nga shtetasi Stavri Mëhilli. Kjo kërkese dhe kjo praktikë dokumentare, ka shërbyer si baza dokumentare e vetme, për regjistrimin e parcelës/pasurisë me numër ngastre 36/36/1 me sipërfaqe 5512 m2" thuhet në dosjen e SPAK.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Jorgo Goros, Zbardhet dosja/ 5512 m2 tokë shtet u bë e Stavri Mëhillit! 10 ditë më pas shoqëria e Artan Gaçit i transferoi në llogari 12.6 mln lekë


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?