Zbardhet dinamika e atentatit në Rrogozhinë/ Si iu bë pritë në ferra 33-vjeçarit, arma e gjetur i ra njërit prej autorëve (VIDEO)

15 Shtator 2020, 13:00| Përditesimi: 15 Shtator 2020, 16:32

  • Share

Klevis Kapllani, një person i dënuar dy herë nga Drejtësia Italiane për akuzën e shpërndarjes së drogës, është qëlluar me 14 plumba nga një distancë shumë e afërt. Autorët që sipas burimeve të policisë Kavajë, besohet se ka qenë dy, i kanë zënë prite në një arrë të mbjellë me misër. Autorët kishin hedhur në rrugë disa degë ferrash, si skenar për të detyruar Kapllanin që të qëndrojë. Dhe në fakt ashtu ka ndodhur. Teksa Klevis Kapllani, është afruar në një distancë prej gati 200 metra larg banesës së tij, në rrugë ai ka konstatuar disa degë ferrash,që dy autorët i kanë hedhur për ta penguar. Sapo Kapllani ka qëndruar me qëllim largimin e ferrave nga rruga, dy persona janë shfaqur befasisht nga arra me misër që ndodhej buzë rrugës, duke qëlluar nga një distancë shumë e afërt me 14 plumba, babain e një fëmije dy vjeç.

Policia thotë se Kapllani është goditur sapo ka qëndruar makinën, pasi frenat e dorës së mjetit tip “Fiat”, janë konstatuar të ngritura. Burimet policore sqarojnë për “Shqiptarja.com”, se arma e cila është gjetur në vendngjarje, i përket njërit prej autorëve. Ajo është një armë tip “Glock” dhe nga mekanizmi balistik është e rregullt për qitje. Policia thotë se kjo armë nuk ka bërë asnjë qitje, por besohet se i ka rënë në ikje e sipër njërit prej autorëve, që ka marrë pjesë në këtë krim të rëndë. Klevis Kapllani thonë burimet policore, besohet se është vrarë rreth orës 23:00 të natës. Para ekzekutimit ai ndodhej me disa shokë të tij në një nga lokalet e fshatit dhe më pas është drejtuar për në banesën. Por kur kishin mbetur edhe gati 200 metra për të hyrë në banesë, 33-vjeçari është qëlluar për vdekje me një tip automatiku 'Tomson'.

1600167728_1600167658kapllani.jpg

Viktima Klevis Kapllani

Të afërmit e viktimës dhe kushërinjtë që ndodheshin me banim në atë zonë, nuk kanë dëgjuar asnjë të shtënë me armë, dhe kjo tregon se autorët mund të kenë përdorur një armë të pajisur me silenciator. Trupi i pajetë i Klevis Kapllanit, ka qëndruar përgjatë gjithë natës, pa u vënë re nga askush. Vetëm në mëngjes, rreth orës 06:00 të ditës së sotme Kapllani është gjetur i pajetë nga personi që mblidhte qumështin tek fshatarët e zonës. Gjatë këtyre orëve, policia dhe prokuroria e Kavajës, kanë pyetur dhjetëra persona, por askush nuk është në gjendje të tregojë se cilët ishin konfliktet që mund të kenë sjellë ekzekutimin e Kapllanit. Ky i fundit kishte vetëm dy vjet që ishte deportuar nga Italia, si pasojë e dënimeve të marrë për shpërndarje droge. Ndërkohë pistoleta tip “Glock” është çuar në laborator me shpresën e fiksimit të gjurmëve të gishtave.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Santa Quaranta: 16/09/2020 08:39

    Kush i ka pare se jane dy autore??!!

    Përgjigju
  • Faja: 15/09/2020 17:55

    Ore kto politikanet kur kan ber mend me be ligjin denim me vdekje per kto vrasesit me pages jan bo gjith kalamojt vreses me pages

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?