Gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili bazuar te dhënat nga banorët e zonës, që ishin në atë moment në vendin e ngjarjes, por edhe dëshmitë e klientëve që ishin në lokal shprehet se autori nga rruga kryesore ka hyrë 30 metra në rrugicën ku ndodhej lokali. Shënjestra ishte monitoruar me kujdes dhe duke e ditur me siguri që ndodhej në lokal, autori ka ulur xhamin e makinës duke qëlluar me breshëri në drejtim të tavolinës që ishte ulur 36-vjeçari që kishte tre ditë që kishte dalë nga burgu dhe një i ri, Roland Çepa, që është kunati i tij. Të dy kanë mbetur të plagosur nga atentati, ndërsa dyshohet se shënjestër ka qenë 36-vjeçari i sapo dalë nga burgu. E gjithë ngjarja sipas dëshmitarëve ka ndodhur në rreth 30 sekonda.
Lajmi kryesor: