Në një vit 200 qytetarë me probleme kaluan drejt BE kundrejt ryshfetit, zbardhet dosja e policëve të Rinasit

4 Qershor, 09:55| Përditesimi: 4 Qershor, 10:06

  • Share

Shqiptarja.com dhe Report Tv disponojnë dosjen e efektivëve të Rinasit të cilët ndihmonin për të kaluar qytetarë me probleme drejt vendeve të BE.

Nga kqyrja e komunikimeve në në aplikacionin signal mes shtetasit Eneo Sulejmanaj punonjësi i policisë Briken Tereziu, nga data 06.04.2023 deri 12.03.2024, ata shkëmbejnë të dhëna për kalimin e rreth 200 personave.

Sipas dosjes ata janë lejuar të udhëtojnë pavarësisht se kanë tejkaluar afatet e ditëve të qëndrimit, persona të kthyer në kategorinë INAD gërma H dhe F, Kategorinë Deportiv (me deklarata noteriale te fallsifikuara), të mitur të papajisur me deklerata noteriale nga prindërit, apo shkaqe të tjera.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ ‘Është një shok për Budapest’, 'sot nis 500 €'! Skema e korrupsionit në Rinas, si kaluan efektivët 200 persona drejt BE! 'Fundosen' nga bisedat në 'Signal'


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?