Adnant Jaupi është 51 vjeçari nga Elbasani trupi i të cilit u gjet i pajetë, në fshatin Xarrë, bashkia Konispol. 51 vjeçari nga Elbasani punonte si çoban në Xarrë. Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore por edhe pas hetimit nga policia e Sarandës. 51 vjeçari Adnant Jaupi kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur.
Për këtë ishin interesuar edhe familjarë të tij. Nga hetimi nuk konstatohen shenja goditjeje me mjete te forta apo plumbi ku për pasojë t’i kishte ardhur vdekja. Sipas burimeve mësohet se vdekja mund të ketë qenë për shkaqe natyrale.
Trupi u gjet i shkëputur nga koka në gjendje të padekompozuar, fshehur në një tunel të xhamisë së Kllogjerit. Objekti i kultit ndodhet në oborrin e varrezave monumentale të komunitetit çam në skajin jugor të vendit.
Fillimisht u dyshua se kufoma mund t’i përkiste njërit prej të zhdukurve në 7 prill të këtij viti, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari. Identifikimi i kufomës që i përket 51 vjeçarit Adnant Jaupi nga Elbasani, shton edhe më tepër shqetësimet e familjeve Thodhori e Sulovari që prej 8 muajsh nuk kanë asnjë informacion për jetën e njerëzve të tyre.
Report Tv ka siguruar foton e Adnant Jaupi, 51 vjeçari nga Elbasani trupi i të cilit u gjet i dekompozuar në fshatin Xarrë, bashkia Konispol.
51 vjeçari nga Elbasani punonte si çoban në Xarrë. Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore por edhe pas hetimit nga policia e Sarandës. 51 vjeçari Adnant Jaupi kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur.
Trupi vajti e u fsheh vete ne tunel !! Ky rast te kujton gjyqin Leopold e Loeb qe vrane e fshene trupin e Bobby Franks ne nje tubacion.
Përgjigju