TIRANË- ReportTV zbardh operacionin 48 orësh të realizuar nga policia e Tiranës ku në pranga përfunduan 6 persona 2 prej të cilëve të shpallur në kërkim.
Mes të arrestuarve ishte dhe Ilir Selmani i dyshuar si pjesë e vrasjes së Santiago Malkos si dhe Shkëlqim Çela të shpallur në kërkim në Itali për “Vjedhje me dhunë”. Lidhur me këtë akuzë Çela ishte dënuar në shtetin fqinj për 10 vite.
Ilir Selmani u arrestua pasditen e së enjtes nga njësia “Shqiponja” në zonën e Xhamllikut ndërsa prej 8 muajsh ishte shpallur në kërkim si i përfshirë në atentatin mafioz të 27 gushtit ku mbeti i vrarë ish efektivi Santiago Malko. Pas arrestimit dhe kontrollit të ushtruar në turp Selmanit iu gjet një pistoletë dhe një sasi municioni luftarak. Ndaj tij rëndojnë akuzat për prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve si dhe vjedhje, e grup të strukturuar kriminal.
Ndërkohë në pranga përfunduan edhe Eduart Hyska i dënuar me 4 vite për mashtrim, Zamir Xhelezi i dënuar nga gjykata Durrësit në 2019 me 29 ditë paraburgim dhe me 2 muaj burg për rrëmbim si dhe Elvir Deliallisi banues në Vorë i dënuar me 4 muaj burg veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Ndërsa arrestimi nuk i shpëtoi as një 16 vjeçar me inicialet K.K. banuese në Bathore, shpallur në kërkim për Largim nga banesa.
Arrestimet e kryera në Tiranë mes të cilëve ishin dhe persona me rrezikshmëri të lartë vijnë në vazhdën e një sërë operacionesh të zhvilluara nga policia në gjithë vendin ku në pranga kanë përfunduar eksponent të rëndësishëm të botës së krimit.