Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen “11 Janari”, ku përfunduan në spital për shkak të dëmtimeve me thikë 28-vjeçari Albion Majaci dhe 38-vjeçari Loni Seitaj. Ndaj 40-vjeçarit rëndon akuza e tentativës për vrasje.
Sipas policisë së Fierit, Albion Majaci është konfliktuar me 40-vjeçari Edi Hoxha dhe vëllain e tij 38-vjeçar. Gjatë konfliktit, 40-vjeçari e ka goditur me mjet prerës Majacin, ndërsa në konflikt e sipër, ka mbetur i dëmtuar në dorë edhe vëllai i tij.
Më herët, burimet policore bënë me dije për gazetaren Marsela Topi se Loni Seitaj ka qenë duke ecur tek vijat e bardha së bashku me të vëllanë, ndërkohë që Albion Majaci i shoqëruar nga një shok po kalonte me makinë.
“Avash se na shtype”, ka thënë Seitaj, gjë që ka zemëruar 28 -vjeçarin, i cili ka dalë nga automjeti i tij dhe fillimisht janë sharë, sherr që ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve prerëse.
Njoftimi i policisë:
Fier/Zbardhet dinamika e ngjarjes së mbrëmshme në Fier, ku u dëmtuan me mjet prerës 2 shtetas.
Tentoi të vriste me thikë një shtetas, për motive të dobëta, vihet në pranga autori.
Në konflikt e sipër, është dëmtuar me mjet prerës edhe vëllai i shtetasit të arrestuar.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Fierit kanë shkuar për të marrë mjekim 2 shtetas të dëmtuar me mjet prerës, kanë organizuar punën për nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe u kap dhe u vu në pranga 40-vjeçari.
Nga këto veprime dyshohet se në një rrugë të lagjes "11 Janari", Fier, shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Fier, është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit E. H., 40 vjeç dhe T. S., 38 vjeç banues në Kraps (vëllezër).
Gjatë konfliktit, 40-vjeçari ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., si dhe është dëmtuar në dorë në konflikt e sipër, vëllai i 40-vjeçarit, shtetasi T. S..
Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 40 vjeç, banues në fshatin Kraps, për veprën penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Komente

Nje situate e ngjashme i ndodhi nenes time ne Tirane vite me pare kur po kalonte vijat e bardha,shoferi,nje fshatar koke shtypur qe kishte shkembyer gomarin me makinen,doli jashte dhe e shau nenen time per te njejten arsye si incidenti i ketyre ne Fier dhe pastaj u fut brenda e u zhduk menjehere me shpejtesi sketerre.Po te kishim qene meshkuj e t'ja kishim kthyer me te njejten monedhe,besoj se do te perseritej rasti i mesiperm.
PërgjigjuJo
PërgjigjuDjali I Kujtim Majacit!
PërgjigjuKosovaret e fierit rraca me e peshtir ne europ.vetem te Fierit jo kosovaret e Kosovës.
PërgjigjuMajaci sikur jane çemer????