Vendi i ngjarjes

Zbardhet plagosja në Vlorë/ Dhunoi bashkëjetuesen dhe babain e saj, u qëllua me armë nga kunati, arrestohen autori dhe i plagosuri

1 Janar 2021, 11:37| Përditesimi: 1 Janar 2021, 11:43

  • Share

Zbardhet plagosja me armë zjarri që ndodhi ditën e djeshme në Vlorë, ku një 18-vjeçar qëlloi kunatin e tij 25-vjeç. Policia e Vlorës informon se ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të kësaj ngjarje K. K si dhe të plagosurin, Xhuljano Muça.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në familje pasi Xhuljano Muça ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe babait të saj Altin Koço, 46 vjeç banues në lagjen “Partizani”.

Më pas 18-vjeçari, i vëllai dhe i biri i të dhunuarve ka marrë armën e të atit dhe ka qëlluar 2 herë në drejtim të Muçës, duke e lënë të plagosur.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur paraditen e datës 31.12.2020, ku si pasojë mbeti i plagosur me armë zjarri, shtetasi Xh. M., 25 vjeç, arrestuan në flagrancë autorin e ngjarjes, shtetasin K. K., 18 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, për veprat penale "Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë" dhe “Armëmbajtje pa leje”. Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë  dhe  shtetasi Xh.M, për veprën penale 'Dhuna në familje'", thuhet në njoftimin e policisë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 02/01/2021 10:58

    Kerr.rr.rr.rrrrrr evgjiteraaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?