Denis Trungu, veprimet e para kanë nisur në muajin prill kur qeveria miratoi pagën e luftës për bizneset që ishin mbyllur për shkak të pandemisë.
Gjatë kësaj kohe Trungu ka hapur një llogari pranë një banke të nivelit të dytë ndërsa ka deklaruar se është i punësuar si kontrollor pranë një kompanie transporti me qëllim përfitimin e pagës së luftës.
Më pas i riu ka ndërhyrë tek shërbimi dixhital “E-filing” duke transferuar në llogarinë e tij 36 paga lufte. Trasnfertat janë bërë përgjatë datës 6 maj deri më 22 qershor në 6 banka dhe llogari të tjera, për qëllime të ndryshme si pagesë për koncert, pagesë qiraje, pagesë faturash si dhe pagesa të pa specifikuara.
Sipas hetuesve lidhur me burimin e të ardhurave rezulton se 32-vjeçari nuk ka patur kreditime në llogari, por ka përdorur një overdraft të paautorizuar.
Nisur nga të dhënat e siguruara drejtoria e parandalimit dhe pastrimit të parave është nxjerrë urdhri për bllokimin e përkohshëm të transaksioneve të llogarive bankare në emër të 32-vjeçarit.
Hetuesit, pasi kanë marrë nën administrim llogaritë në emër të te riut kanë konstatuar se nga 15 milionë lekë të marra në mënyrë të paligjshme, i riu ka në gjendje vetëm 1.6 milionë lekë.
Lajmi kryesor:
Abuzoi me llogarinë e pagës së luftës, arrestohet 32-vjeçari nga Durrësi, tërhoqi 15.5 milionë lekë/ Zbardhet SKEMA
B.K.//ReportTv.al