Kronikë
Top 24

Zbardhet urdhri/ Policët e 11 majit do shpërblehen me një pagë

17 Maj 2019, 20:16| Përditesimi: 18 Maj 2019, 11:40

  • Share

Policët e 11 majit që u përballën me shashkat dhe bombat molotov në protestën e opozitës do të shpërblehen.

Report Tv ka zbardhur urdhrin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu drejtuar Drejtorisë së Policisë së Tiranës, i cili mban datën 12 maj, një ditë pas protestës. Në urdhër u kërkohet drejtorit të departamentit për Krimet e Rënda, drejtorit të departamentit për sigurinë publike dhe atij të drejtorisë që të përgatisin listat e të gjithë uniformave blu që kanë qenë me shërbim në protestën e opozitës, pasi do të shpërblehen me një rrogë plus.

"Drejtorit të departamentit për Krimet e Rënda, drejtorit të departamentit për sigurinë publike dhe drejtorit te personelit të Drejtorisë Tiranë. Të përgatisni listat për punonjësit e policisë që kanë qenë me shërbim në protestën e ditës së shtunë dhe të shpërblehen me një pagë", shkruhet në urdhrin e Veliut.

Protesta e 11 majit u përmbyll pas mesnate me sulmin me bomba molotv, fishekzjarrë e sende të forta ndaj 4 institucioneve, Kryeministrisë, Kryesisë së Kuvendit, Parlamentit dhe Drejtorisë së Policisë. Ajo zgjati për plot 7 orë. Forcat e policisë u rrezikuan pasi bombat molotov hidheshin në drejtim të tyre që ruanin sigurinë e kryeministrisë në kordonin e parë. 14 efektivë mbetën të plagosur dhe dy protestues.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Garda: 17/05/2019 20:59

    Po garda pse nuk shperblehet.. Apo mban garda ska problem, Durojne sklleverit !!!

    Përgjigju
    • Atje: 17/05/2019 23:06

      Po c'gard thua ore garda s'eshte rezikuar asnjehere se rri brenda mureve te kryeministris dhe shashkat e fishekzjaret i presin me trup policia..... garda rri e shef mbas dritareve me xham anti plumb....

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?