Zbardhet vdekja e biznesmenit Nelaj! Do shpërthente tragetin konkurrent ‘Finikas Lines’ të linjës Sarandë - Korfuz, tritoli i mori jetën! Në pranga miku, pronar i 'Erdano Tours' (VIDEO)

29 Korrik, 11:43| Përditesimi: 29 Korrik, 23:07

  • Share

SARANDË- Biznesmeni Armandi Nelaj ndërroi jetë më 24 qershor 2024 pas një shpërthimi që tronditi Portin e Sarandës. Ngjarja u mbush plot me mister. Fillimisht u dyshua se ishte një polumbar të cilit i kishte shpërthyer bombola e oksigjenit, më pas hetimet e policisë u përqendruan drejt pistës së një atentati ndaj biznesmenit 52-vjeçar.

Një muaj më pas, Policia e Sarandës zbardh ngjarjen e rëndë duke i thënë fund misterit. Sipas Policisë, Nelaj ka humbur jetën pas shpërthimit të një tritoli, por që në fakt ndaj tij nuk ishte planifikuar atentat. Nelaj bashkë me mikun e tij, Erdion Muho kishin planifikuar që t’i vendosnin tritol anijes turistike, ‘Finikas Lines’ që dërgonte turistë e pasagjerë nga Saranda në drejtim të Korfuzit dhe anasjelltas.

Shkaku? 

Për motive konkurrence. Asryeja është absurde: Armandi Nelaj ishte shok me Eridion Muhon, i cili kishte në pronësi tragetin "Saranda Express" në konkurrencë dhe në konflikt me tragetin "Feniks", po të linjës Sarandë Korfuz të Andrea Qirjakos. Dhe kjo miqësi dhe ky bashkëpunim për tàu hakmarrë ndaj konkurrenit të mikut të tij, i mori jetën Nelajt.

Plani që shkoi keq

Mbrëmjen e 24 qershorit 2024, me ndihmën e mikut Muho, Nelaj ngarkoi lëndën eksplozive në një varkë të vogël dhe u nis drejt tragetit ‘Finikas Lines’. Por, plani nuk i ka shkuar siç duhet, pasi tritoli ka shpërthyer gjatë tentativës për ta transportuar e vënë në anije, duke i marrë jetën fatkeqësisht biznesmenit Nelaj.

Muho, i cili u arrestua nga policia, akuzohet se e ndihmoi për gjetjen e lëndës plasëse dhe thurjen e planit. Nelaj, thotë policia, në orët e para të mëngjesit të 24 qershorit dyshohet se ishte nisur i vetëm për të vendosur një sasi eksplozivi te anija turistike “Fenikas Lines”, në pronësi të Andrea Qirjakos, por rrugës për atje diçka ka shkuar keq, lënda plasëse ka shpërthyer duke e lënë të dëmtuar rëndë biznesmenin sarandjot.

 Ai u gjet nga turistë të huaj në mes të detit me shenja jete, por nuk mundi të mbijetojë. Fillimisht u dyshua të ketë shpërthyer bombola e oksigjenit, por rezultatet e analizave në Laboratorin e Policisë Shkencore konfirmuan pak kohë më parë se shpërthimi që i mori jetën biznesmenit ishte i shkaktuar nga lëndë shpërthyese, tritol.

“Si rezultat i hetimeve, është ndaluar shtetasi Erdion Muho, 35 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Armandi Nelaj kishin planifikuar vënien e një sasie eksplozivi te njëra nga anijet që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence. Kjo sasi lënde plasëse ka shpërthyer aksidentalisht, gjatë tentativës për ta transportuar dhe vënë në anije, dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi Armandi Nelaj”, njoftoi policia më 29 korrik 2024.

Në këtë pikë u intensifikuan hetimet, duke përfshirë të dhëna dhe dëshmi, pamje të kamerave të sigurisë në një rreze më të gjerë, të cilat çuan hetuesit drejt konkurrencës dhe një atentati të mundshëm ndaj Nelajt. Por, provat dhe dëshmitë e mbledhura ndryshuan rrjedhën, duke e bërë Nelajn nga një person që iu bë atentat, në autor direkt të tij.

Armandi Nelaj dhe miku i tij i arrestuar, Erdion Muho, prej shumë kohësh kanë pasur konflikte me Andrea Qirjakon, i cili po ashtu si ata kryen itinerarin e udhëtimit Sarandë-Korfuz duke dërguar turistë e pasagjerë nga Saranda në drejtim të Korfuzit dhe anasjelltas.

Këto konflikte nuk u kaluan asnjëherë mes tyre, duke çuar deri në tentativën për vendosjen e tritolit te anija “Fenikas Lines”

Erdion Muho, rezulton të jetë pronar i anijes “Saranda Express” që operon linjën Sarandë-Korfuz dhe agjencisë “Erdano Tours”. Në zgjedhjet parlamentare 2021 ka qenë kandidatë në siglën e pasrtisë Lëvizja për Ndryshim të Jozefina Topallit.

Kliko këtu per të parë dokumentin e plotë

Ora 22:58
Detaje të reja/ Do shpërthente tragetin konkurrent ‘Finikas Lines’ të linjës Sarandë - Korfuz, SMS-ja 'Welcome to Greece” i mori jetën biznesmenit Nelaj

Detaje të reja kanë dal nga humbja e jetës së biznesmenit Armand Nelaj nga Saranda më 24 qershor si pasojë e një shpërthimi me lëndë eksplozive teksa ishte në det në orët e vona të natës.

Sipas informacioneve të Report Tv, mendohet që Armandi pasi është zhytur në ujë, telefoni ka humbur valët dhe kur ka dalë mbi ujë, telefoni ka hyrë në valë greke dhe i ka mbërritur mesazhi nga rrjeti grek "Welcome to Greece", që të aktivizonte shpërthimin.

Armandi Nelaj dhe miku i tij i arrestuar, Erdion Muho, prej shumë kohësh kanë pasur konflikte me Andrea Qirjakon, i cili po ashtu si ata kryen itinerarin e udhëtimit Sarandë-Korfuz duke dërguar turistë e pasagjerë nga Saranda në drejtim të Korfuzit dhe anasjelltas.

Këto konflikte nuk u kaluan asnjëherë mes tyre, duke çuar deri në tentativën për vendosjen e tritolit te anija “Fenikas Lines”. Erdion Muho, rezulton të jetë pronar i anijes “Saranda Express” që operon linjën Sarandë-Korfuz dhe agjencisë “Erdano Tours”. Në zgjedhjet parlamentare 2021 ka qenë kandidatë në siglën e pasrtisë Lëvizja për Ndryshim të Jozefina Topallit.

Ora 12:31
FOTO/ U arrestua pas vdekjes së biznesmenit në Sarandë, pronari i 'Erdano Tours' kandidoi për deputet në 2021 me Jozefina Topallin

Eridion Muho u arrestua sot nga Policia e Sarandës pas shpërthimit me tritol më 24 qershor që i mori jetën biznemsenit Armandi Nelaj. Muha dhe Nela ishin miq dhe kishin panifikuar t’i vendosnin tritol anijes konkurrente Finikas Lines, por tritoli ka shpërthyer dhe 52-vjeçari humbi jetën.

Shqiptarja.com mëson se Muho është pronar i Erdano Tours, i cili operon në linjën Sarandë Korfoz me anijes Saranda Express. Po ashtu, Muho ka kandiduar si deputet në zgjedhjet e 2021 me partinë e Jozefina Topallit, 'Lëvizja për Ndryshim'.

Muho mbante numrin 2 në listën e kandidatëve për Sarandën, por Topalli në zgjedhjet parlamentare të 2021 nuk fitoi as një mandat dhe u dorëhoq nga drejtimi i kësaj force politike.

Ora 12:11
Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq Në det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

1722247714_sfsdsf.jpg

Foto:  Eridion Muho dhe Armandi Nelaj

Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson më shumë detaje lidhur me shpërthimin me tritol që I mori jetën biznesmenit Armandi Nelaj në Sarandë.

Rezultatet e analizave në Laboratorin e Policisë Shkencore konfirmuan pak kohë më parë se shpërthimi që i mori jetën biznesmenit Armandi Nelaj në Sarandë ishte i shkaktuar nga lëndë shpërthyese, tritol. Në hetimet e mëvonshme të policisë u hetua një konflikt i vazhdueshëm që Nelaj ka pasur me një tjetër konkurrent që bën linjën detare Sarandë-Korfuz, Finikas Lines, e cila është në pronësi të Andrea Qirjakos.

Hetuesit dyshojnë se lëndën plasëse do t’i vinin kësaj anije, por ka plasur rrugës duke shkuar për atje, informoi sot gazetari Sokol Dema.

Ndërkohë shqiptarja.com publikon dhe foton e shokut të biznesmenit Nelaj, Eridion Muho i cili është arrestuar.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ose: 30/07/2024 07:49

    Mund t'a ketë eleminuar konkurenca dhe tash e bëjn sikur në tentativë për të eliminuar konkurencën vrau veten.

    Përgjigju
    • NIku: 30/07/2024 21:31

      Ne fakt ata te linjes Finikas Line nuk merren me pislleqe. Jane 2 vellezer dhe parane e kane me djerse. Ky muti ju prishi dhe nje anije tjeter, mire e gjeti. Thuaj pastaj qe s'ka Zot.

  • Iris: 30/07/2024 01:26

    Histori patetike dhe e trishte njekohesisht./Biznesmenet/ tane te vetmen menyre per te luftuar konkurencen njohin tritolin ose zjarrin.Mine per te hedhur ne ere tragetin e rivalit,zjarr per te djegur autobuzin/furgonin e konkurentit,zjarr per te djegur bujtinen e komshiut! E gjitha kjo ndodh se te ashtuqujturit /biznesmenet/ tane e marrin kete titull kaq kollaj edhe pse nuk kane bere asnje dite shkolle ose nje kurs bazik per administrim biznes-financash,apo per ekonomi,nuk kane pike njohurie per marketingun.Pse keshtu luftohet rivaliteti e nxirret fitimi ne biznes?! Keshtu veprojne vetem trafikantet e shitesit e drogave,por jo bizneset serioze!

    Përgjigju
  • Vipi Vlorë: 30/07/2024 01:21

    Mirë e gjeti plehrën se donte konkurrencë të pandershme.

    Përgjigju
    • Dakord: 30/07/2024 08:32

      Po në titull duhet të shkruajnë krimineli dhe jo biznesmeni.

  • Sulo: 30/07/2024 00:22

    Ja cami e tregoj pabesin, muho cami

    Përgjigju
  • Or tej: 29/07/2024 20:49

    Kur luan me zjarrin keshtu eshte or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Jo koqe: 29/07/2024 20:31

    Po ky biznesmeni me " biznes minash merrej"?

    Përgjigju
  • Arditi: 29/07/2024 20:18

    Kesaj i thone “te qash apo te qeshesh”

    Përgjigju
  • Altin: 29/07/2024 20:10

    Qenka fix si te " Tomy and Jerry". Sa here qe Tomy donte ti vinte dinamitin Jerry, i plaste vete ne dore.

    Përgjigju
  • Shqyptari i mirë: 29/07/2024 19:32

    Paska mbërrirë gjërë në Sarandë maloklleku?

    Përgjigju
  • Tarasi: 29/07/2024 19:30

    ME SIGURI MINA KA QËNË AKTIVIZU ME CELULAR, KANË HYRË VALËT GREKE E KANË SJELL SMS ""MIRRË SE EEDHET NË HELADHA" DHE ËSHTË AKTIVIZU BOMBA TERORISTE.... DHE NE ANKOEMI PËR VALËT GREKE NË SARANDË.... ÇDO GJË E KEQE E KA NJË TË MIRRË.... DHE ÇDO GJË E MIRR E KA NJË TË KEQE.... SE SOT DO KISHIM AKT TERORIST ME TRAGET LINJE UDHËTARËSH.... FLM ZOT SE DO ISHTE BËR NJË KATASTROF NJERZORE ME TË PAFAJSHËM....

    Përgjigju
    • Or tej: 30/07/2024 04:07

      Familja e viktimes duhet te hedhe ne gjyq shtetin gjakatar grek per mesazhin ironik "welcome to greece" qe i ka dergu nderkohe qe po i merrte jeten or teeeejjjjj

  • Niku: 29/07/2024 19:21

    Kur thone amerikanet "karma is a bitch".

    Përgjigju
  • Toni: 29/07/2024 18:34

    Kalbeni ne burg plehren.

    Përgjigju
  • Poli: 29/07/2024 15:40

    Pse me legen keshtu behet konkurenca. Ne te semes

    Përgjigju
  • saranda: 29/07/2024 15:37

    mbase e denojne me te perjetshem se ky ka qen idetori i gjithe kesaj historie qe vdiq tjetri , burg te perjetshem e marsh

    Përgjigju
  • 313: 29/07/2024 14:51

    Hemer xhuxhmaxhuxh çam per 10 bileta trageti i more jeten tjetrit. Shko tani shkrije hotelin qe te kesh ca te hash ne burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?