I penduari i drejtësisë Artan Tafani pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke rrëfyer rreth 19 ngjarje kriminale, nga të cilat 6 vrasje të zbardhura me autorësi, vetëm pasi u vu përballë një prove filmike. Dëshmia e tij sipas gazetarit pritët të zbardhë ngjarje të tjera kriminale. Referuar videos Tafani ka qenë kontakti i fundit i Alban Semakut, i cili është ekzekutuar më 17 tetor 2021 në Peqin.
“I janë vënë përballe prova të forta filmike dhe e ka parë se e ka të vështirë të lëvizë nga ato. Pamjet tregonin se ai ka qenë kontakti i fundit i Alban Semakut, i cili është ekzekutuar më 17 tetor 2021 në Peqin. Pamjet refonins e ai ka qenë në të njëjtin mjet me të. I dorëzuar ka thënë më mbroni se do të flas. Ka treguar se Laert Haxhiu është personi kyç në këto vrasje.
Ai ka folur dhe për disa ngjarje të tjera siç më thonë burimet por duhen kohë për tu verifikuar. Rrëfimi i Tafanit nuk është vetëm për ngjarjet e zbardhura. Mendohet se ka një numër shumë të lartë vrasjesh që ka folur. Në muajt e fundit Tafani është mbajtur nën përgjim për më shumë se 30 ditë. Përfliten dhe për disa ngjarje të tjera për zonën e Lushnjes. Janë disa ngjarje të rënda", tha ai.
Tafani është arrestuar nga policia e Lushnjës, ndërsa në momentin e ndërhyrjes ai ka pasur edhe një tentativë për t’u larguar.
Lajmi kryesor:
Poli Hoxha: Ngjarja e Gërdecit kërkon gjyq maratonë! Shkëlzeni humbi dy beteja në Nju Jork, në SHBA ka material për të! Dëshmitar kyç, ish-shefi i shtabit të ushtrisë Luan Hoxha
B.K/ReportTv.al